Rasti i nënë Lizës/ Paloka: Strategji e tillë për shuarje protestash dështuan në 90, do dështojnë dhe tani

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas sjelljes brutale të një eksponentje të Veliajt, ndaj Nënë Lizës në protestën kundër rritjes së çmimeve organizuar një ditë më parë në Tiranë. Për Palokën ky është një fenomen dhe strategji e Ramës për të prishur protestën.

Në postimin e tij ai sjell edhe shembullin e sugurimsave që tentonin të bënin të njëjtën gjë gjateë protestave studentore të vititi 1990-91.

Ja postimi i plotë: Kur unë denoncova faktin që Rama ( nënkupto dhe Veliaj) kanë grupe që i fusin qëllimisht në protestë për të prishur protestën, pati dhe disa reagime disaprovuese. Ky me Nënë Lizën, është vetëm një rast flagrant, por kjo është kthyer në strategji të Ramës për çdo proteste qytetare. Në fakt fenomeni ka nisur që në dhjetor të ‘90. Të njëjtat mënyra; largohen njerzit duke i përjashtuar nga protesta dhe ulet deri në banalitet niveli i kërkesave që i drejtohen pushtetit.

Në dhjetor ‘90 pati disa personazhe, që më pas rezultuan spiunë të Sigurimit të Shtetit, të cilët u përpoqen të bënin pikërisht këtë rol. Fillimisht tentuan ta kufizonin protestën vetëm tek studentet konviktorë dhe me disa kërkesa banale.

Kur nuk ja dolën, prapë tentuan ta mbanin levizjen të kufizuar vetëm në rrethin e studentëve. Për fat të mirë atëherë dështuan. Do dështojne dhe tani sapo protestat të fillojnë seriozisht dhe me të vetmen kërkese logjike; largimin e kesaj qeverie!

Zjarr Tv Ad