Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj ndaj deklaratave të PD për rastin e Nik Prendit. Përmes një njoftimi zyrtar, Bashkia shkruan se është për të ardhur keq që Lulzim Basha dhe spikeret e tij gënjejnë publikisht.
Ata kanë lajmëruar se famlja e Nik Prendit trajtohet çdo muaj me bonus qeraje prej 180 mijë lekësh.
Sipas Bashkisë së Tiranës, për të disatën herë PD po dështon të gjejë dikë që nuk është mbështetur
“PD s’ka asnjë shans që me mashtrime të bëjë vajtojcën e halleve të popullit
Partia Demokratike mashtroi prapë sot qytetarët e Tiranës, duke shpërndarë në media një fake neës për një nga familjet e prekura nga tërmeti i Nëntorit 2019 në Kombinat. Është për të ardhur keq që Lulzim Basha dhe spikeret e tij gënjejnë publikisht, duke shfrytëzuar babëzisht me shpifje dhe për fushatë fatkeqësinë e tërmetit.
Bashkia e Tiranës sqaron se banesa e familjes së z. Nik Prendi në Njësinë Administrative 6 është shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, për shkak se ka pësuar dëme të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Për këtë arsye, nga Janari 2020, sipas VKB nr. 151, dt. 16.12.2019, kjo familje trajtohet çdo muaj me bonus qeraje prej 180 mijë lekësh, të cilat duhet t’i përdorë për të jetuar në një shtëpi me qira. Për të provuar gënjeshtrën e shëmtuar të PD-së, po ju vëmë në dispozicion dokumentin e tërheqjes së bonusit të qirasë në postë nga vetë z. Prendi.
Për të disatën herë PD po dështon të gjejë dikë që nuk është mbështetur nga Qeveria e nga Bashkia në fatkeqësinë e tërmetit. Nga dëshpërimi po mundohen t’i shpikin, duke turpëruar veten dhe qytetarët. Partia Demokratike nuk ka asnjë shans që me mashtrime e gënjeshtra, të bëjë vajtojcën e halleve të popullit, ndaj do bënte mirë të ndalojë menjëherë mashtrimet publike, të mos përdorë dhe të mos bëjë fushatë me fatkeqësinë e familjeve të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019.
Bashkia e Tiranës siguron të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti, se po vijon me shpejtësi punën për rindërtimin e të gjitha banesave individuale në zonat rurale, disa prej të cilave kanë përfunduar tashmë, si dhe po përshpejton procesin për fillimin e punës për ndërtimin e pallateve në lagjet e reja në Kombinat dhe zonën e Rr. “5 Maji”.
Ndërkaq, të gjitha familjet që trajtohen me bonus qeraje do të vijojnë ta marrin atë pa ndërprerje, derisa të rikonstruktohen ose të pajisen me një shtëpi të re“, shkruan në deklaratën zyrtare të Bashkisë së Tiranës.