Rasti “Zhvatja”, Presidenti i M. Veriut: Të zbardhet sa më shpejt

0
6

Përgjimet e publikuara nga gazeta italiane “La Verita” që tregonin rastet e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, i ka komentuar sot edhe  Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Ai tha se revolta e qytetarëve është shume e madhe, ndërsa inkurajoi instiucionet ligjore që të vijojnë hetimet në mënyrë profesionale, pavarësisht se kush është i përfshirë në to.

“Revolta tek qytetarët është e madhe. Edhe unë si president por edhe si qytetar i këtij shteti jam i dëshpëruar dhe kërkoj zbardhje të plotë të rastit. Kërkoj padi për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë rast, përfshi këtu edhe funksionarët pavarësisht nëse janë të pushtetit apo opozitës. Ju jap mbështetje të plotë institucioneve përkatëse që rasti në fjalë të merr epilogun e duhur gjyqësor. Institucioni president i shtetit do të bëj çmos që këto institucione t’i mbroj nga presionet eventuale. Vetëm përmes një epilogu të drejtë mund të kthejmë besimin tek qytetarët. Nuk ka shtet të se drejtës në rast se pushteti i ndjek vetëm kriminelët e pushtetit të kaluar duke anashkaluar kriminelët e këtij pushteti”, u shpreh Pendarovski.

Sipas Pendarovskit,  rasti “zhvatja” do të ndikojë negativisht për Maqedoninë e Veriut dhe ecurinë e saj drejt Bashkimit Evropian. Presidenti Pendarovski gjithashtu u shpreh me rezevra për prokuroren speciale, Katica Janeva.