“Raundet jo më vonë se 7 ditë, le të jetë 6!”/ Balla: Procesi për zgjedhjen e presidentit të ri, vetëm në nivelin e grupeve parlamentare

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla nuk ka pranuar kërkesën e Fatmir Mediut për përfshirjen e të gjithë deputetëve në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Në ‘Konferencën e Kryetarëve’, Balla theksoi se ky proces do të zhvillohet vetëm në nivelin e grupeve parlamentare, gjë e cila nënkupton se ‘Komisioni i Rithemelimit’ me në krye ish-kryeministrin Berisha nuk do të marrë pjesë në konsultime.

Balla nga ana tjetër u shpreh se e rëndësishme është që në këtë proces të mos ketë shkelje proceduriale që do sjellin në fund si produkt ankesa në Gjykatën Kushtetuese por të ketë dakortësi mes palëve për zgjedhjen e Presidentit të ri. Nën cilësinë e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj kërkoi që data 10 maj të jetë data e nisjes së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe që nga raundi në raund të votimit të ketë afat 7 ditë kohë.

Balla: Tradita parlamentare është e konsoliduar në këtë proces, dua të jem i qartë do jetë vetëm në Kuvendin e Shqipërisë, vetëm me mbledhjen e grupeve parlamentare.

Se ç’bëni ju në krahun e opozitës për të ardhur si treshe por rregullorja e Kuvendit e ka përcaktuar grupet parlamentare si organizimet e vetme. Pastaj opozita brenda vetes si mazhoranca zhvillon konsultimet. Këtë e quajmë të ezuaruar, ndërkohë ju siguroj gatishmërinë tonë që afatet të mos jenë të palëvizshme, por në asnjë rast nuk do toleronim që ato të ktheheshin në debat dhe në fund të procesit dikush të shkojë në GJKKO dhe të ankohet, këtu i referohem kërkesës së Alibeajt.

Pse në propozimin tonë konsiderohet Konferenca e Kryetarëve si data e fillimit të procesit? Sepse kështu e thotë neni përkatës. Procesi për fillimin e procedurës për zgjedhjen e presidentit ka një vendimarrje, që nis sot.

Pranoj kërkesën për shtyrjen e procesit, le të jetë 6 ditë meqë kështu e thotë Kushtetuta, ajo që duhet të jetë e qartë për të gjithë shqiptarët, ne nuk duam president të PS-së por të të gjithëve.

Unë jam këtu për të kërkuar që në asnjë aspekt të mos bëhen shkelje që të kemi produkt ankesa në gjykatë në fund të procesit. Për këtë gjë jemi mbledhur sot, e shtyjmë me një javë afatin e nisjes së procedurës.

 

 

Zjarr Tv Ad