Raundi i dytë sërish pa emër për presidentin e ri, zhvillohet sot votimi në Kuvend

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri ka mbetur pa asnjë emër, çfarë bën që edhe ky raund të digjet.

E teksa dje nuk u paraqit asnjë kandidaturë, sot pritet që në orën 18:00 të zhvillohet seanca plenare për zhvillimin e votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, duke e djegur kështu edhe “shansin” e dytë.

Ashtu si në raundin e parë, opozita nuk ka paraqitur asnjë emër në Kryesinë e Kuvendit. Ditën e premte opozita vendosi që të tërhiqet nga negociatat, pasi sipas tyre mazhoranca ka prishur marrëveshjen e arritur me konsensus, ndërkohë që të njëjtin pretendim kanë edhe socialistët.

PS më herët ka paralajmëruar se ato do të propozojnë emra vetëm në raundin e katërt dhe të pestë, ndërsa tre raundet e para do t’ia linin opozitës që të propozonte emra dhe më pas ti votonin në Kuvend.

Nga Fieri ditën e djeshme kreu i grupit paralmentar të PD, Taulant Balla edhe një here i bëri thirrje opozitës që të mos e djegin raundin e dytë të votimit dhe të propozojnë emrat që dëshirojnë, por e menjëhershme ishte përgjiogja e opozitës, që me anë të Arbi Agalliut tha se Balla u tërhoq nga marrëveshja të ciliën vetë e pranoi.

Kujtojmë se Kushtetuta parashikon 5 raunde votimi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në tre raundet e para, Presidenti duhet të zgjidhet me 3/5 e votave, pra 84 vota. Sipas ndryshimeve të bëra në Kushtetutë, në rast se në fund të tre raundeve nuk është zgjedhur ende një person, atëherë kalohet në të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota, vota të cilat PS i ka vetëm, çfarë bën që ata të arrijnë të zgjedhin presidentin edhe pa voton e opozitës.

Zjarr Tv Ad