Reagimi epik i Manjanit: E pabesueshme që DASH, paska lënë çdo punë të Amerikës dhe u merrka me thashethemet tona mediatike…

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri Ylli Manjani, përmes rrjetit social Facebook, ka bërë një reagim lidhur me përplasjet në distancë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe DASH, pasi këta të fundit e shpallën non grata. “Është shumë më e ndershme të thonin se “Berisha nuk është më i preferuari ynë politik”. Por jo të shpifin se janë me imunitet!!! Nejse, punë për ta!”, shkruan Manjani.

Postimi i Manjanit:

“Uaaaaaa e pabesueshme!

DASH paska lënë çdo punë të Amerikës dhe u merrka me thashethemet tona mediatike!!! Nga ato thashethemet ku ska njeri që nuk është i korruptuar. Mbi këto thashetheme merrka vendime për të përbaltur njerëz botërisht. Dhe për këtë përbaltje, pretendon se mbrohet nga imuniteti. Ky i fundit është i vetmi agrument që nxjerrin. Dmth “po të jesh me imunitet lejohet edhe të shpifësh”!!!

Vërtetë e pabesueshme, që broçkulla të tilla dalin nga një zyrë e shtetit Amerikan! Është shumë më e ndershme të thonin se “Berisha nuk është më i preferuari ynë politik”. Por jo të shpifin se janë me imunitet!!! Nejse, punë për ta! Zgjedhjet e vjedhura është tema…“-shkruan Manjani.

Zjarr Tv Ad