Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Dashamir Shehi, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka reaguar për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 Prillit, e cila nuk do të jetë me emrat e kandidatëve, por vetëm me numrat e tyre, ashtu siç e kërkonte Edi Rama.
Shehi u shpreh se kjo e dëmton opozitën, duke thënë me ironi se nuk është më Dash Shehi, por u kthye në “numër”.
“S’ka më Dash Shehi, ka numër 13. Isha emër dhe u bëra numër. Kjo është grotesku, fundi… Sigurisht e dëmton opozitën dhe të gjithë sistemin demokratik”, tha Dashamir Shehi.
Kujtojmë se opozita, preferonte variantin e fletës së votimit me emrat e kandidatëve, siç u miratua edhe nga KQZ, por kjo u rrëzua nga KAS, me kërkesë të socialistëve.