Reagimi i ambasadës franceze/ Edi Rama: Askush s’më ndalon që të jap opinionin tim

0
163
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, nga kritikat e tij ndaj vendeve anëtarë të Bashkimit Europian përsa i përket shpërndarjes së vaksinës, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nuk është tërhequr aspak.

Teksa ka komentuar deklaratën e ambasadës franceze në Tiranë, Kryeministri është shprehur se; nuk është konfliktuar me BE, por ka dhënë një mendim për atë që ai e quan vendim të gabuar të BE.

Ndër të tjera, Rama tha se; askush nuk mund ta ndalojë atë të shprehë mendimin tij, ndërsa ka shtuar se; sa të jetë ai Kryeministër, shqiptarët do të jenë të mirëpërfaqësuar në  BE.

“S’kam bërë asnjë sherr me BE dhe s’më ndalon askush të jap opinionin tim. Mos u merrni me opinionin tim, por me të OBSH. Kur thashë mos u merrni me opinionin tim thjeshtë po jepja një shembull se përse unë kam  të drejtë në këtë rast dhe ata që kanë reaguar. S’ka të drejtë as ambasada franceze dhe as opozita. Shembulli im është OBSH, merreni se çfarë ka thënë për shpërndarjen e vaksinës, ka shkuar më larg se unë dhe ka thënë jemi në një katastrofë morale për njerëzimin. Unë s’mund të flas në emër të të gjithë njerëzimit, por nëse e shikoni të paarsyeshme që unë si kryeministri juaj të ngre zërin për ju, më vjen keq por s’mendojnë si ti shqiptarët. Fakti që ne s’jemi anë tarë të BE s’na bën që të rrimë me gojën mbyllur përpara një fakti të tillë. Është i qartë, unë nuk jam kryeministër i një vendi të BE por jam evropian, të paktën njësoj sa ata që flasin në emër të BE. Qenien time evropiane se ndryshon dot askush, as nëse jam kryeministër apo qytetari lirë i këtij vendi që kam një zë. Çfarë thashë unë që u mërzitën këta, është çështje karakteri, opozita karakterin e vet, karakter i dobët. Kur kanë qenë në pushtet i janë përulur me servilizëm kujtdo që flet gjuhë të huaj, unë nuk hy në këtë kategori, kjo që thashë unë s’ka të bëjë me mosrespekt. Dashurinë time për Francën dhe respektin unë mund të garoj me një francez dhe me ambasadoren. Por s’jemi këtu për këtë. Kur kam sjellë në shembull Francën mund të kisha marrë dhe një vend tjetër. Vendimi është i gabuar i BE, ata gabojnë ne gabojmë. Ne kemi të drejtë të themi kur gabojnë me ne. Këtu është fjala për të mbrojtur njerëzit, dinjitetin. Për të garantuar mbrojtjen e njerëzve se kam gjuhën e nënës për ta vënë në gjumë, pse shqetësoheni keni  frikë se mos mërzitet BE. Dhe po të mërzitet ku është problemi nëse kjo është e vërteta. U la që të lihen jashtë aksesit në vaksinë vendet e rajonit, ti ke hallin e BE tani. Si duket kryeministri yt në sy të BE kur thotë ndonjë gjë në sy të BE apo ke hallin që gjyshi dhe gjyshja jote të vaksinohet sa më parë. E di çfarë ka bërë BE për Shqipërinë dhe s’do ta harroj kurrë ndihmën që dha për rindërtimin. Sot po fillon faza e dytë e rindërtimit dhe kjo bëhet me fondet e BE. E harroj unë këtë, kurrë. Ku lidhen këto të dyja. Duhet të themi faleminderit që na latë jashtë. Ne jemi miq të pandarë me BE jemi partnerë, kam respekt absolut për BE. Ça domethënë kjo të mos hap gojën për të mbrojtur njerëzit e mi. S’ka sherr fare me BE turp i madh i atyre që kanë dalë në mbrojtje Be dhe e mbrojnë nga unë.  Sa të më keni mua këtu do jeni të mirëpërfaqësuar me BE dhe këdo”, ka thënë Kryeministri Rama.

 

 

 

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad