Duke iu referuar shkrimit të ish-dejtuesit të Policisë, Pëllumb Nako, lidhur me kultivimin e k*anabisit në vendin tonë, që merr hov veçanërisht në vitet kur mbahen zgjedhjet, Presidenti Meta, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale.
Meta shprehet se; kjo është një histori që duhet të marrë fund, pasi bosët e vërtetë të k-rimit kurrë nuk preken, dhe të vetmit që bjenë në pr*anga, janë disa burra dhe gra të moshuar, që shiten si të ishin organizatorët e vërtetë të tr*afikut.
“Shp*ërthimi i k*anabisit në vit zgjedhor, është traditë e njohur tashmë për t’u përdorur si mjet përfitimi, për grupet k-riminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara, por edhe si mjet sh*antazhi ndaj shumë hallexhinjve, që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit, janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve k-riminale.
Bosët e vërtetë kurrë nuk preken, por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arr*estohen gra dhe burra të moshuar, si grup i strukturuar k-riminal. Ndaj ky artikull meriton vëmendje të posaçme”, shkruan Meta në postimin e tij në rrjetet sociale.
Shkrimi i plotë që ka shpërndarë presidenti Meta nga Pëllumb Nako
Dekada e fundit, e cila i korrespondon administrimit të vendit tonë nga qeverisja aktuale, në mjaft aspekte negative të trashëguara nga e kaluara, ka shënuar përkeqësim të tyre, në vend të përmirësimit të premtuar me plot zhurmë, e po ashtu të pritur me dëshirë nga publiku i gjerë, për të mos folur për eliminimin e tyre.
Kultivimi i k*anabisit, nga një fenomen më së shumti me natyrë k-riminale, nga viti në vit mori përmasa më masive, duke u kthyer në një p*lagë të r*ëndë sociale, për shoqërinë shqiptare. Dhe kur qëndrimi i një shoqërie kthehet masivisht, nga negativ në favor të një aktiviteti të cilin ligji e ndalon, siç është kultivimi i k*anabisit, kemi të bëjmë me tjetërsim vlerash sociale, me krijimin e një kulture që nuk merr parasysh moralin, mbi të cilin mbështetet dhe mbron ligji.
Me fjalë të tjera, secili individ që merret direkt dhe indirekt me kultivimin e k*anabisit nga brenda ndërgjegjes së tij, është i bindur se nuk po kryen diçka të pamoralshme, pavarësisht se ligji e ndalon. Ajo që vepron është vetëm frika. Nëse një qëndrim i tillë, do të reflektohej po masivisht edhe në fenomene të tjera, të cilat morali i dënon, po ashtu dhe ligji, atëherë katastrofa e vlerave sociale të shoqërisë sonë, do të ishte kolosale. Vendi do të shpërbëhej.
Si mund të ndërtojë shoqërinë e tij një popull, i cili ka vështirësi në ndarjen e normave morale në vlera dhe antivlera? Kur nuk u beson vlerave të afishuara? Gjendja e vështirë ekonomike ka vendin e saj pa diskutim, por të paktën historikisht, nevoja ekonomike nuk i ka çuar shqiptarët të tjetërsojnë vlerat e tyre sociale.
Dramatik është fakti se; në vend që shteti i sotëm të tregohej i përgjegjshëm për deformimin e madh social, që do të linte për pasojë kultivimi i k*anabisit, pa folur këtu për dhimbjet e vik*timave, preferoi ta përdorë atë për përfitime në mbajtjen e pushtetit.
Me politika dhe qëndrime skandaloze ndaj fenomenit, duke e mohuar fillimisht masivizimin e tij e nën rrogoz duke e shfrytëzuar; duke hedhur për diskutim legalizimin e më pas largimin e vendit nga harta e kultivimit; në rastin më të mirë situata iku nga duart, e për rrjedhim, pasoi kultivimi në masë, implikimin e forcave policore, rritjen e fuqisë financiare të grupeve k*riminale. Kjo papërgjegjshmëri, e ka kthyer çrrënjosjen e kultivimit të bimës, në kufijtë e së pamundurës edhe sikur qeverisja, të angazhohej seriozisht kundër saj. Por më e keqja mbetet se ky qëndrim i dyfishtë i saj, bëri që thuajse mbarë shoqëria shqiptare, të kthehet në indiferente ndaj fenomenit dhe të shtohen shumë, shtresat sociale që nuk e shohin kultivimin e k*anabisit si shkelje ligji.
Për të kuptuar dramën e shtrirjes së gjerë të fenomenit “kanabis” në vendin tonë, mjafton të ndjekim dy njoftime mediatike, të bëra brenda ditës këto ditë të fundit. Njëri që flet për një sasi prej 1.2 tonësh k*anabis të kapur nga Policia në Greqi, ndërsa tjetri që flet për arr*estimin nga ana e Policisë sonë të katër grave mbi 55-vjeçare, të cilat merreshin me kultivimin e bimës.
Pra grup k-riminal me veprimtari ndërkombëtare, që grumbullon dhe t*rafikon mallin e kultivuar ndër të tjera dhe nga katër gratë e moshuara në Vlorë. Katër nëna të cilat do të njohin burgun, në moshë thuajse të thyer. Do të quhen të tëra të moshuarat “grup i strukturuar kriminal”? Në këto dy njoftime, del qartë gjithashtu edhe cilësia e goditjes së fenomenit, nga forcat tona policore dhe nga ato të vendit fqinj. Arr*estimi i katër grave të thyera në moshë, më shumë se fitore e Policisë apo e drejtësisë, është evidentim i një tragjedie sociale, që po përjetojnë edhe shtresa individësh aspak të zakonshëm, në veprimtarinë k-riminale. Megjithatë, nuk është kjo gjë e keqja më e madhe.
Duket se Policia dhe sidomos ministri i Brendshëm ose nuk e kanë kuptuar, ose nuk duan ta kuptojnë se betejën për të eliminuar kultivimin e k*anabisit, e kanë të humbur për faktin se si rezultat i qëndrimeve të paqarta, kontradiktore dhe heraherës frymëzuese të Kryeministrit, lidhur me këtë lëndë n*arkotike, fenomeni po merr konsensus të gjerë popullor.
Kjo edhe për shkak të problemeve ekonomike. Konsensusi që kultivuesit e thjeshtë, u japin porositësve k-riminelë për motive të përfitimit ekonomik, i bën edhe bosët e t*rafikimit, organizatorët e vërtetë të kultivimit, të jenë të identifikueshëm me vështirësi nga ana e Policisë. E vërtetë kjo që provohet edhe nga fakti që zbulimi i parcelave, behet gjithmonë e më i vështirë dhe më shumë duke u bazuar në teknologji, e jo në raporte të ndërsjella të qytetarëve me Policinë.
Po ashtu, edhe kur parcelat zbulohen, jo rrallë herë ato mbeten jetime, pa autor. Katër gratë e moshuara të kapura nga Policia, dëshmojnë se kultivimi i k*ananbisit në vendin tonë, nuk mbetet vetëm çështje të rinjsh, të cilët si kudo në botë, përbëjnë shtresën më dërrmuese të k-rimit, por po gjen përkrahje edhe në breza, të cilët nuk janë asnjëherë pjesë e k-rimit të organizuar, ku për më tepër gra të moshuara.
Konsensusi apo mbështetja, që u jep popullsia fenomeneve me natyre k-riminale, si në rastin konkret kultivimit të k*anabisit në vendin tonë, është i njohur edhe në vende si Italia e Jugut, ku pikërisht për këtë arsye mafia e këtij vendi, gjen fuqinë e saj, e ka jetike, ndaj dhe institucionet e këtij vendi, mobilizojnë sa munden shoqërinë kundër saj. Kjo mënyrë tregon se fenomene me natyrë masive negative, nuk mund të eliminohen kurrsesi vetëm me forcën e Policisë apo të ligjit.
Edhe sikur kjo Polici, të ishte ideale në rastin tonë, shteti duhet të jetë vetëideatori i aktivizimit të shoqërisë, për të shkëputur sa më shumë individë, si nga plogështia për të denoncuar, por sidomos edhe nga bashkëpunimi direkt, apo indirekt për të kultivuar k*anabisin. Por për fat të keq, qeverisja e sotme, nuk e kryen dot këtë rol për shumë faktorë. Në radhë të parë, për arsyen se vetë ajo, është në gjenezën e krijimit të këtij konsensusi të gjerë në kultivimin e k*anabisit, e po ashtu, vetë ajo me politikat e saj të paqarta e të papërgjegjshme, bëri që edhe Policia të humbasë tërësisht rolin dhe moralin, për të kërkuar mbështetjen e popullatës, duke e kthyer këtë të fundit në indiferencë totale.