Reagon ashpër ndaj ministres Manastrirliu mjeku Vargu:”Po luan “bllofin”, nuk mund ti përdorësh mjekët ashtu siç e ke planifikuar”

0
67

Mjeku Petrit Vargu ka reaguar me tone të ashpra ndaj ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pas deklaratës së saj se stafit mjekësor do ti shtohen 300 mjekë. Vargu e cilëson “bllof” pasi barazohet me 4% të  stafit të mbetur dhe i bën me dije se mjekët nuk mund ti përdorë ashtu sic e ka planifikuar, pavarësisht se janë të poshtëruar dhe kanë nevojë për kurse.

Nuk lë pa përmendur se do të marrë studentët dhe ti kthejë në gjurmues, ndonëse sipas tij, Ministria e Shëndetësisë nuk bën gjurmime por flitet se bëjnë gjurmime tëmira në prokurorimet publike.

“E nderuara ministre! Mora vesh që i keni premtuar popullit 300 mjekë të rinj gati per tu hedhur në luftën kundër Covid. Baras kjo me 4 përqind te mjekëve që të kane mbetur. Dhe këto i thua ne publik pa asnje lloj përgjegjesie. Me të njëjten papërgjegjshmëri që 7 vite me parë deklaruat qe 40 mjeke  shqiptare do te linin perendimin dhe do te vinin ne Shqiperi.

Une ju kuptoj, që ju planifikoni që të gjithë studentët që mbarojnë sivjet dhe specializantet që janë pa rrogë, kerkon ti kthesh ne gjurmues,pasi sic te kemi thene keto 6 muaj ,ti gjurmim nuk bën. Flitet që ju beni gjurmime të mira ne prokurimet publike në këto kohe Covidi.

Po mundohemi te mbledhim prova. Por duhet të dish nje gje! Pavaresisht se jane te poshteruar, mjekët shqiptare kane personalitetin e vet dhe kurrë nuk do te arrish ti perdoresh ashtu sic do ti.Mos kujtoni se mbyllja e kufijve eshte nje argument favorizues per ju.

Une e kuptoj bllofin tuaj.Koha qe mjekeve i duhet per kurse gjurmimi eshte e njejte me kohen qe duhet deri ne daljen e vaksinës. Pra asgjë nuk do te ndodhë. Por ti e ke hedhur ketë gur. Koha do te tregojë që armata e mjekëve do e kthejë mbrapsht me neveri. Rilindja nuk mund të përcaktoje dot të ardhmen dhe avenirin e mjekëve të rinj”, shkruan ai në reagimin e tij.