Reagon ashpër Renato Mekolli

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka qënë një nga personazhet më të përfolur në të gjitha mediat rozë në javët e fundit. Me startimin e reality shoë “Hell’s Kitchen” ku ai qëndron në krye të disa personave jo profesionistë në kuzhinë ka ngjallur reagime negative ndaj tij.

Sjellja e tij arrogante dhe e ashpër është komentuar gjithandej si aspak e përshtatshme për në kuzhinë.

Një reagim publik mjaft të ashpër për Renaton pati edhe kuzhinierja e njohur shqiptare Zonja Tefta, e cila e quajti të patolerueshme sjelljen e tij karshi të rinjve konkurentë.

Megjithatë shef Renato nuk kishte reaguar deri më sot ndaj komenteve negative duke qëndruar në heshtje.

Në një intervistë për revistën “Who” Renato u shpreh se i priste këto reagime negative, megjithatë ai thotë se thjesht po luan rolin e tij sepse ky është një format i blerë dhe duhet të zbatojë me përpikmëri të gjitha udhëzimet e spektaklit.

Edhe pse duket negative ai tha se kështu ndodh në kuzhinë, çdo shef kuzhine bërtet që gjithçka të jetë një përfeksion për klientin.

Ndërsa i pyetur për reagimin e zonjës Tefta ai u shpreh: “Zonja Tefta? Po kush është Zonja Tefta? Se Zonja Tefta me sa di unë nuk është shefe kuzhine, është një personazh televiziv, që krihet bukur, që vë make up-in bukur, që i ka thonjtë e lyer, me byzylykë dhe gatuan bashkë me prezantuesen ose nëpër restorante të tjera me njerëz të njohur. Në qoftë se e ke fjalën për Zonja Teftën, komente të tilla nuk më interesojnë aspak sepse Zonja Tefta nuk e di se çfarë do të ndodhë brenda në një kuzhinë, nuk e ka idenë dhe këta njerëz mua nuk më interesojnë. Patjetër që mua më bezdis kur thonë kemi shumë merak sesi do të jetë e ardhmja e atyre që e kanë pasion këtë gjë dhe nëse do ndikoj negativisht për studimin e tyre në kuzhinë. Nëse ne presim nga një ‘reality show’ gatimi, i cili të tregon se çfarë ndodh në një kuzhinë, tensionin, presionin për t’i bërë gjërat mirë dhe në kohë që mos studiojnë për kuzhinë, atëherë më mirë mos shkojnë fare. Duhet të dinë dhe të jenë shumë të qartë të gjithë, që kjo gjë nuk është as shaka, as lojë. Ne kemi një problem shumë serioz që nuk ka profesionistë dhe duke qenë se nuk ka profesionistë, është bërë i gjithë ky lëmsh sa në çdo restorant që shkojmë themi që nuk hahet mirë. Patjetër që nuk hahet mirë, përderisa ne i përkëdhelim. Realiteti është ky që shikoni në “Top Channel” dhe në “Hell’s Kitchen”. Kujt i pëlqen le ta shikojë, kujt nuk i pëlqen të ndërrojë kanalin”.

Zjarr Tv Ad