Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka reaguar me anë të në një postim në ‘Facebook’, ku shkruan se deputeti Endri Hasa që goditi me vezë Kryeministrin Rama e qëlloi atë “në majtë të Lulit”.
Në statusin e tij ironik, Braçe shkruan se deputeti ishte një metër larg kryeministrit, që sipas tij është një burrë dy metra i gjatë që nuk po lëvizte, por prapë e goditi në pjesën e poshtme.
“Te kesh perpara nje burre dy metra, per me teper qe nuk leviz, te jesh nje meter larg tij dhe,
ta qellosh #neMajteLulit;
DO TE THOTE QE E KE BERE NE BREKE!
Por eshte me e turpshme se kaq; Vezen e ketij e beri nje pule si vet Luli, hyri ne Kuvend pa ju nenshtruar kontrollit te zakonshem, u ul ne vend, thirri kete trimin, i dha vezet dhe e leshoi ne “atentat”;
ai po dridhej!
A e kuptoni se cfare kryetari opozite ka ky vend apo jo? Por perseri eshte edhe me e rende;
Thane dje se nuk po vinin ne Kuvend te shpetonin #mandatet por, per hallin e #studenteve! Ne fakt jane ne #Kuvend vec per bythen e tyre, si perhere, #PUSHTETIN! Studentet i vrane qe gjate javes;
I vrane kur ju cuan partine me qellimin e perhershem-#PUSHTETIN; i vrane kur ju morren erzin dhe ne emer te tyre uleriten: JO DIALOG! Mos prisni gje nga keta, zero!
Nuk u bene asgje ne 8 vite! Ne do tejkalojme cdo kerkese te #studenteve. #Zgjidhja eshte mbi tavoline!”, shkruan ai.