Reagon Garda e Republikës për heqjen e mbrojtjes për Berishën

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas lajmit se ish-kryeministrit Sali Berisha i janë hequr truprojat, ka ardhur dhe reagimi nga Garda e Republikës. Mësohet se dy efektivëve të Gardës të vendosur për mbrojtjen e Berishës i është komunikuar vendimi, por ata nuk e kanë braktishur ish-kryeministrit dhe kanë dhënë dorëheqjen nga garda.

Kjo e fundit sqaron se Berishës i ka përfunduar afati që përfiton mbrojtje nga Garda.

“Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojet e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 ‘Për Gardën e Republikës së Shqipërisë’ i ndryshuar, ku përcaktohet se Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi”, deklaron Garda e Republikës.

Garda e Republiks ka vendosur Ermal Zaimi dhe Ervis Tusha, pjesë e këtij institucioni të mos jenë më që truprojat e tij. Vendimi i Gardës është marrë mëngjesin e sotëm, pak para nisjes së protestës së opozitës, pas së cilës dorëzuan në Kuvend mandatet për deputetë.

Zjarr Tv Ad