Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar për lajmin që qarkullon nga opozita se qeveria shqiptare ka transferuar 40 milionë euro nga paratë e buxhetit të shtetit, të cilat duhej të përdoreshin për rindërtimin, te qytetarët e ndryshëm përpara Zgjedhjeve, me qëllim blerjen masive të votat.
Manjani:
“O SPAK!
O KLSH!
O KQZ!
O Reforma më e sukseshme e globit! Si dreqin e mallkum përfunduan lekët e taksave të mia/tonat në llogaritë bankare private të njerëzve, ditët e fundit para votimeve?! Ejjjj janë plot 40 milionë euro!!! 3 ditë para zgjedhjeve…. ua ua ua ua. Mirë që i blen, por pse me paret e mia/tonat?! Asnjë kacidhe nga xhepi i vet?! Prandaj thotë se “skam ble vota” Ai..!Nuk ka blerë gjë nga xhepi i vet, por i joni…”-shkruan Manjani.