Reagon ish-konsulli në Romë: Nuk baltosem dot, e kam ndërgjegjen e pastër

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Valës së shkarkimeve në trupën diplomatike shqiptare nuk i ka shpëtuar as konsulli i Shqipërisë në Romë, Edmond Kumaraku. Ky i fundit, përmes një reagimi në rrjetet sociale, shkruan se, mbetet i vendosur për të mos u prekur nga çdo lloj balte dhe e kam ndëgjegjen të pastër, atë të një shërbëtori të së mirës publike

 

“Përshëndetje të gjithëve miq, bashkëpunëtorë e të njohur,

Teksa mbyllet një etapë e plotë pune mes nesh dëshiroj t’Ju falenderoj nga zemra. E dimë, si njerëz të veprimit, që fjalët e tepërta shpesh janë shterpë, por jam i detyruar t’ju drejtohem me disa nga zemra. Kjo sepse kemi qenë bashkë në shumë e shumë prej punëve të kryera çdo orë, çdo ditë pa pushim.

Falenderoj e përshëndes në radhë të parë qeverinë shqiptare që më besoi detyrën konsullore në Romë. Punova me dhe për emigrantët e bashkatdhetarët tanë në Itali, vend i njohur shumë mirë prej një pjesëtari të vjetër të emigracionit si unë. Akordimi i besimit për të qenë pjesë e përfaqësisë diplomatike ishte një shkëndijë për karrierën time.

Falenderoj Ambasadoren e gjithë kolegët e përfaqësisë së Romës, me të cilët ndamë për dy vjet krah më krah zyrat, kujtime, biseda e mbi të gjitha punë pa fund për t’iu gjendur afër bashkësisë sonë të madhe shqiptare në Itali. Kam mbresa me të gjithë prej jush e shumë prej tyre janë të paharrueshme.

Falenderoj emigracionin shqiptar në Itali, i cili u has me mua në probleme të tijat praktike konsullore. Kam bërë më të mirën në ndihmën e tyre pa orar, ditën e natën kur ka qenë nevoja, sipas ligjit e ndërgjegjes, për t’iu gjendur pranë në çdo nevojë shërbimesh dhe kërkoj ndjesë nëse ndonjëherë s’kam mundur të jap atë që ligji nuk e lejonte. Si meritë e punës së të gjithëve ne, shërbimet konsullore ndaj qytetarëvë shqiptarë – detyrim i yni – po njohin dinamicitet.

Ka qenë përgjegjësi, angazhim dhe sigurisht kënaqësi të bashkëpunoja me secilin prej jush, pjesë e hallkës së rëndësishme të shtetit shqiptar në lidhje me diasporën.

Mbetem i vendosur për të mos u prekur nga çdo lloj balte dhe e kam ndëgjegjen të pastër, atë të një shërbëtori të së mirës publike. Puna jonë për emigracionin duhet të vazhdojë me ritëm, cilësi e produkte konkrete për gjithçka na është besuar.

Me përulje e respekt ju përshëndes”.

Siç është shprehur edhe vetë ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, mbi 20 persona do të largohen nga shërbimi diplomatik, pasi sipas tij, Shqipëria nuk është e miqve, kushërinjve, klaneve apo krushqive.

 

Zjarr Tv Ad