Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pas shkresës së zv.kryeministres Ledina Mandija, drejtuar ministrit të Transporteve Sokol Dervishaj, për të shqyrtuar rastet e punësimeve elektorale në kundërshtim me ligjin, ka reaguar edhe vetë Ministria e Transportit.
Në reagimin e tij, ministri Dervishaj shprehet i vendosur se do të kryhen të gjitha verifikimet e rasteve në fjalë, dhe se do të dënohet çdo ras i shkeljes së ligjit.
Për këtë ministri bën me dije se është ngritur një grup pune i cili do të shqyrtojë rastet në fjalë dhe të hetojë çdo rast të mundshëm.
Po ashtu Ministria e Transportit bën thirrje ndaj të gjithë nëpunësve që të denoncojnë çdo rast presioni të hasur për të marrë pjesë në fushata elektorale apo edhe për presione mbi votën.