Reagon Ndreu/ Skandaloze prokuroria dhe policia me dy standarde

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist I qarkut të Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar ditën e sotme  pas arrestimit të dy ish-kolegëve të tij. Në mbledhjen e grupit të PS-së, Ndreu më shumë i është referuar arrestimit të Arben Ndokës.

“Nuk marr përsipër të gjykoj provat. Kam rezerva për mënyrën skandaloze të veprimit të Policisë dhe Prokurorisë, sjelljen skandaloze se si kanë vepruar me mënyrën e arrestimit. Dhe aplikimin e dy standardeve, një grup që quhet i parëndësishëm dhe merret prokuroria lokale dhe një grup tjetër që merret Prokuroria e Krimeve të Rënda. Duhet të shihen me qetësi këto gjëra”, tha Ndreu.

Ne si forcë politike nuk mbështesim asnjë veprim të paligjshëm, por mënyra e të vepruarit e prokurorisë dhe policisë në dy raste të ndryshme në Lezhë është e habitshme. Të presim verdiktin e drejtësisë e të flasim për të tjerat”, shtoi Ndreu.

Zjarr Tv Ad