Doshi, i cili është person i shpallur “non grata” nga Departamenti i Shtetit, ka thënë gjatë prezantimit të kandidatëve të Tiranës se është “mbështetës i Amerikës”
Kryesuesi i listës së Shkodrës, Doshi i ka merita vetes duke thënë se ka patur rol kyç në kalimin e reformës në drejtësi në Parlament.
“Unë jam një mbështetës i Amerikës, përbën një shpresë për mua qysh në ’91, dhe puna më e madhe që ka bërë SHBA për shqiptarët është reforma në drejtësi. Në këtë reform, unë jam njeriu kyç që kjo reformë ka kaluar”, është shprehur Doshi.
Doshi tha më tej se synon që në zgjedhjet e 25 prillit të dalë forcë e tretë, duke shtuar se ai dhe kandidatët e tjerë janë “figura të pastra që s’i akuzon dot kush për korrupsion”.
“PSD është parti e qendrës, përfaqësojmë të majtë e të djathtë, të persekutuar, komunista. Slogani është na jepni besimin t’u kthejmë shpresën. Shqiptarët janë pa shpresë. Jemi e vetmja shpresë për këta njerëz që kanë humbur shpresën. Shqetësimi më i madh është korrupsioni.
Këto zgjedhje ne do të jemi forcë e tretë. Doktori i tamponave, kur më tha kam bërë 19 mijë tampona dhe askurrëkujt nuk i kam marrë asnjë qindarkë. I thashë doktor, ku mund të gjej unë një njeri që mund të përfaqësojë Tiranën më mirë se ty? 19 mijë tampona me zero lekë, pa ambulancë, me maiknë të vetë. Pra jemi të gjthë figura të pastra që s’mund t’i akuzojë kurkush për korrupsion. Detyra jonë është të dhurojmë edhe buzëqeshje siç ka thënë Nënë Tereza”, u shpreh Doshi.