Reagon Presidenti Meta: Le të tmerrohen ata që mendojnë se do bëjnë…

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta, ka ndarë një mesazh të fortë, që dha gjatë konferencës së djeshme, për të gjithë ata që shqetësohen nga deklaratat e tij. Meta shprehet se; të gjithë ata që mendojnë se do bëjnë tërmet si në Dibër dhe Shijak në zgjedhjet e Prillit, duhet të jenë të shqetësuar, në çfarëdo pozite që mbajnë.

Postimi:

Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?! Le TË SHQETËSOHEN dhe le TË TMERROHEN të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin.

Presidenti Meta, foli edhe mbi mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve gjatë ditës së djeshme, ku tha se askush nuk i imagjinon pasojat që do të ketë, në rast se njerëz të ndryshëm e çojnë në mend këtë.

Shqipëria ka një pengesë të pakapërcyeshme për çeljen e negociatave, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, as në ëndrrën më të keqe nuk e kanë menduar atë që do të ndodh nëse duan të vjedhin zgjedhjet”, shprehet Presidenti Meta.

Zjarr Tv Ad