Pas publikimit të një audio-përgjimi nga ish-Kryeministri Sali Berisha, ka ardhur reagimi i parë nga deputeti socialist i përfshirë në bisedë, Spartak Braho.
Braho ka thënë se ajo bisedë është një bisedë normale midis dy miqve të vjetër, dhe se Berisha po heq vëmendjen nga problemet reale që PD-ja i ka shkaktuar vendit.
Nuk e kuptoj se ku ishte ‘vlera’ e asaj bisede të përgjuar në një vend misterioz. Një muhabet normal shokësh që dy forcat e vjetra politike i detyruan të futen në grevë urie në vitin 2008 por si paranojak përgjimesh ai nuk e ka harruar zanatin e vjetër të informatorit dhe hedh në pazarin mediatik manipulime bisedash për të tërhequr vëmendjen nga kriza ku e ka futur PD rrangalla politike vazhdon ashtu siç thotë populli fjalën e urtë me qen dhe qime”, është shprehur Braho.