Reagon Spartak Ngjela:”Dekreti i Metës për Kodin Zgjedhor pavlefshmëri juridike, nuk ka asnjë lloj force për të shpërndarë Parlamentin”

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Parlamenti rrëzoi ditën e djeshme me 97 vota dekretin e presidentit Ilir Meta për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në lidhje me këtë reagoi avokati Spartak Ngjela, i cili gjatë një interviste televizive u shpreh se fluksi juridik i Parlamentit, do ta cilësojë dekretin e presidentit Meta si të pavlefshëm e i takon këtij organi, sipas tij, për të vendosur nëse do të nisë një rrugë ligjore kundër presidentit.

Duke iu referuar thirrjeve të Metës se do të shpërndante Parlamentin nëse do të rrëzohej dekreti i tij, Ngjela tha se nuk do të bjerë as Parlamenti dhe as institucioni i Presidentit. Për avokatin, deklaratat e Metës janë të njëjtat gjithmonë dhe boshe. Ngjela u shpreh se presidenti nuk ka asnjë lloj force dhe kërcënimet e tij janë pa kuptim, duke shtuar se forcë kanë vetëm policia dhe ushtria.

“Asnjëri. Zotëri por me çfarë mjeti po kërcënohet presidenti shqiptar. Presidenti shqiptar nuk ka forcë, forcë janë policia dhe ushtria. Kë nga këto drejton ai? Cilët janë gjeneralët që drejton presidenti? Kush e pyet dekretin kur është pavlefshmëri juridike. Pse do të bëjë dekret që të hedhë Shqipërinë në luftë? Një akt juridik kontrollohet si e ka vlefshmërinë e tij, jo se kush e ka firmosur. Pavlefshmëria absolute e veprimit juridik nuk zbatohet. Kush do ta zbatojë dekretin e presidentit për shpërndarjen e Parlamentit? Parlamenti. Fluksi juridik i Parlamentit do të thotë këtë që thashë unë, akt i pavlefshëm, më pas se çfarë do të bëjnë me presidentin nuk e di. Le t’i bjerë fyellit bariu”, – u shpreh avokat Spartak Ngjela gjatë një interviste ditën e djeshme.

Por pas rrëzimit të dekretit të Metës nga ana e Kuvendit, ka pasur një sërë reagimesh nga opozita jashtëparlamentare, por edhe nga vetë presidenti, i cili akuzonte qeverinë. Tashmë me këto ndryshime, opozitës jashtëparlamentare do t’i duhet të vendosë edhe me çfarë liste do të hyjë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit të ardhshëm.

Zjarr Tv Ad