Real Madrid-Mbappe, akord i pabesueshëm, shifra “sheikësh” në kontratë

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reali tentoi dhe në fund dështoi të transferoj Neymar në Madrid por “mbretërorët” as që kanë ndërmend të largohet duar bosh nga Parisi. Florentino Perez duket i fiksuar pas idesë për të veshur më të bardha Kylian Mbappe. Sulmuesi i PSG është shndërruar në objektin kryesor të Realit në merkaton e ardhshme. Mbappe shihet si futbollisti ideal për të plotësuar vendin e lënë bosh nga C.Ronaldo. Tifozët kanë nevojë për një idhull të ri ndërsa ekipi ka nevojë për një lider të ri, një lojtar i aftë të bëjë diferencën i vetëm.

20171220 The18 Image Kylian Mbappe Wise Beyond His Years

“Gjeli” më i çmuar në Francë dhe talenti më i mirë në botë konsiderohet si pasuesi i CR7 dhe Leo Messit, një futbollist i cili i ka të gjithë mundësitë të dominoj botën dhe europën. Sipas “El Chiringuito TV”, një media pranë Real Madrid: Perez ka gati plasnin dhe mbi të gjitha paketën ekonomike për të vënë në jetë një transferim të tillë.

Mbappe pritet të vendos një rekord të ri në tregun e transferimeve pasi Real Madrid është i gatshëm ti ofroj PSG, 225 milion euro plus 50 të tjera në formë bonusesh. Mbappe gjithashtu do të jetë lojtari më i paguar në botë teksa në Madrid do të përfitoj 35 milion euro kesh në sezon plus 5 të tjera në formë bonusesh.

Zjarr Tv Ad