Real Madrid në kërkim të Van de Beek

0
5

 

Real Madrid vazhdon gjuetinë e lojtarëve të rinj. Ajax është kthyer në shënjestrën e shumë skuadrave europiane për transferimin e talentëve të rinj. Donny van de Beek është shumë pranë transferimit tek Reali i Madridit me të dyja palët që kanë rënë dakord për kushtet e transferimit.

Pas një sezoni fantastik që kaloi Ajax sidomos në Uefa Champions League, Van de Beek ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave si Barcelona, Liverpool, Manchester City apo Tottenham por ishin vetëm Los blancos ata që arritën të bindin lojtarin. Nuk bëhet ende e ditur oferta e spanjollëve por sipas gazetës Marca është minimalisht sa klauzola e largimit 60 milion euro.

Madrilenët e shohin afrimin e Donny van de Beek në vend të transferimit të Paul Pogbas, gjë që do tu kursente një shumë prej 100 milion eurosh.