Reali nuk heq dorë nga ëndrra, Perez do të riprovojë dy goditje të bujshme në merkato

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas rinovimit të Kilië Mbapesë me PSG-në dhe transferimit të Erling Halandit te Mançester Siti, Reali i Madridit nuk është dorëzuar për t’i afruar të dy yjet në “Bernabeu” në të ardhmen. Sipas “Le Parisien”, gazetës franceze pranë klubit kampion të Francës, pas disa vitesh, presidenti i Realit, Florentino Perez, do t’i rikthehet ëndrrës së tij për t’i bashkuar te rekordmenët e Europës dy sulmuesit, që pritet të dominojnë skenën e futbollit pas largimit të Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit.

“Le Parisien” shkruan se madrilenët provuan që në merkaton e kësaj vere, por një gjë e tillë ishte e pamundur. Mbape vendosi në fund të rinovonte në “Parc des Princes” deri në vitin 2025 pavarësisht se kishte edhe një akord me Perezin për t’u transferuar në La Liga, ndërsa Haland zgjodhi kampionët e Anglisë për të vijuar karrierën e tij, pas karrierës me Dortmundin dhe firmosi deri në vitin 2027 në “Etihad”. Plani më i mundshëm për të sulmuar për Halandin është viti 2024, kur thuhet se hyn në fuqi klauzola e Realit që ai ka në kontratën e tij me “Qytetarët”. Situata e Mbapesë është pak më e komplikuar, duke qenë se tifozët nuk e kanë tretur ende refuzimin e tij pak muaj më parë, pavarësisht se bëhet fjalë për një lojtar me peshën e tij.
Thonë që koha shëron gjithçka, por në Madrid janë ende të zhgënjyer. Tifozët sot janë kundër, por te Reali shpresojnë që qëndrimi rigoroz i tyre të zbutet dhe ata e dinë se gjërat në futboll ndryshojnë me kalimin e kohës. Kur ata të rikthehen në sulm disa vite më vonë, e gjithë historia e asaj që ndodhi këtë vit do të jetë harruar, sepse Mbape dhe Haland garantojnë një mal me gola të dy së bashku në fushë.

PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad