Reali ofron 350 milion euro për Neymar

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një lajm “bombë” vjen nga Spanja, teksa gazeta katalanase “Sport” bën të ditur se presidenti Florentino Perez ofron 350 milion euro për yllin e PSG-së, Neymar. Braziliani ka edhe 3 vite kontratë me PSG-në, megjithatë po sipas gazetës “Sport”, madrilenët tashmë kanë nisur kontaktet. Reali i Madridit po vuan këtë sezon, ku me largimin e Ronaldos skuadra ka humbur identitetin dhe gjatë verës së kaluar Perez nuk arriti të zëvendësonte portugezin me një tjetër yll. Ndërkohë, bëhet e ditur gjithashtu se Neymar do të përfitojë plot 45 milion euro në sezon te Reali, duke u bërë futbollisti më i paguar dhe më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Zjarr Tv Ad