Komisioni Evropian u ka kërkuar vendeve në të gjithë bllokun që të reduktojnë përdorimin e gazit me 15% deri në mars, mes frikës se Rusia mund të ndalojë furnizimet.
Sipas Komisionit Europian, vendimi është individual dhe vullnetar, por do të bëhet i detyrueshëm nëse Moska mbyll rubitnetat e gazit këtë verë.
Tubacioni kryesor Nordstream 1 nga Rusia në Gjermani ka qenë jashtë linje për arsye mirëmbajtje për 10 ditë dhe do të kthehet të enjten.
Por ka shqetësime se Moska nuk do ta zbatojë premtimin e saj.
Rusia furnizoi Evropën me 40% të gazit të saj natyror vitin e kaluar, me Gjermaninë importuesin më të madh të kontinentit në vitin 2020, e ndjekur nga Italia.
Por që kur Rusia pushtoi Ukrainën, ajo ka shkurtuar furnizimet për një numër vendesh të cilat kanë refuzuar kërkesën e saj për pagesën e gazit në rubla.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se një ndërprerje në mbarë Evropën ishte një “skenar i mundshëm”.
“Rusia po na shantazhon. Po përdor energjinë si armë,” tha ajo. “Prandaj, në çdo rast, qoftë një ndërprerje e pjesshme, e madhe e gazit rus apo një ndërprerje totale e gazit rus, Evropa duhet të jetë gati.”
Vendet anëtare të BE do të votojnë planin e racionalizimit në Këshill gjatë një takimi të ministrave të energjisë në 26 korrik.