Reeker: SHBA e gatshme të përfshihet në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker tha se SHBA-ja është e gatshme për t’u angazhuar në një proces të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por se është e nevojshme që të dyja palët së bashku të vendosin se ata janë të gatshëm që t’i kthehen dialogut. Reeker për VOA tha se ai diskutoi për këtë me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, për shkak se Shtetet e Bashkuara duan të shohin ndryshime, transmeton zeri.info
“Por ne nuk mund ta bëjmë këtë në vend të juve. Kosova dhe Serbia duhet të vendosin së bashku rreth gatishmërisë së tyre për t’u kthyer në dialog. Ne punojmë ngushtë me partnerët në BE. Unë kam qenë i përfshirë në fazat e hershme të dialogut që çuan në marrëveshjen e Brukselit, e cila unë mendoj se ka bërë një ndryshim të madh në funksionimin e jetës, krijimin e ritmit dhe reduktimin e tensioneve në rajon në pesë vitet e fundit”, tha Reeker.
Aktualisht, zyrtari më i lartë në Departamentin e Shtetit i cili është përgjegjës për Ballkanin tha se beson se në të dy anët “ekziston vullneti” për të gjetur një zgjidhje dhe kështu të kontribuojnë në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.
“I inkurajoj Kosovën dhe Serbinë të gjejnë një mënyrë dhe të kthehet në negociata, dhe do të kenë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve tanë në Evropë që përmes dialogut të arrijnë në një marrëveshje përfundimtare. E di që mund ta bëjnë këtë”, tha Reeker për Këshillin Atlantik në Uashington.

Zjarr Tv Ad