Referendumet në Ukrainë, Zelenski i kërkon Erdoganit që të flasë me Putinin

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, planifikon të bisedojë këtë të enjte me presidentin rus, Vladimir Putin, për referendumet e mbajtura në disa rajone të Ukrainës.

Erdogan u shpreh se presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka kërkuar mbështetjen e Turqisë për rajonet e prekura dhe që ta bindë Putinin.

“Do të dëshiroja që të mos mbanin referendumet dhe që ne të mund të zgjidhnim këtë problem përmes rrugëve diplomatike”, theksoi kreu i shtetit turk.

Rusia është gati të aneksojë një pjesë të Ukrainës brenda disa ditësh, pas përfundimit të referendumeve në 4 rajone.

Sipas auroriteteve rajonale të mbështetura nga Moska, më shumë se 90% e banorëve në Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson kanë votuar pro bashkimit me Rusinë.

Por Ukraina dhe Perëndimi i kanë denoncuar si referendume të paligjshme dhe se janë mbajtur duke i kërcënuar banorët me armë.

Zjarr Tv Ad