Referendumet për aneksimin e 4 rajoneve nga Rusia/ Stoltenberg: S’kanë legjimitet, territoret i përkasin Ukrainës

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas zhvillimeve të fundit ku Rusia kërkon aneksimin e 4 rajoneve përmes referendumit.

Ai thotë se këto referendume nuk kanë legjitimitet dhe janë në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Sipas tij, këto territore të pretenduara janë vetëm të Ukrainës.

“Sapo fola me Presidentin Volodymyr Zelenskyn dhe qartësuam se Aleatët e NATO-s, janë të palëkundur në mbështetjen e tyre për sovranitetin e Ukrainës dhe të drejtën e tyre për t’u mbrojtur. Referendumet e rreme që po zhvillohen nga Rusia, nuk kanë legjitimitet dhe janë në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Këto territore janë të Ukrainës”, shkruan Stoltenberg në Twitter.

Zjarr Tv Ad