Referendumi për shkarkimin e Bashës, Albana Vokshi del me SHIFRAT e fundit: Ja sa anëtarë të PD-së kanë votuar deri tani

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarja e komisionit të rithemelimit të PD-së, Albana Vokshi ka dhënë shifrat e mbledhura nga terreni, për pjesëmarrjen në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës që nga nisja deri në orën 13:00. Vokshi tha se deri tani kanë votuar rreth 27 mijë 719 anëtarë të PD-sën në të gjithë vendin, ndërsa kanë kaluar 5 orë që nga nisja e referendumit.

Ajo u shpreh se pjesëmarrja është shumë e lartë dhe se do të presin deri sa të votojë edhe demokrati i fundit.

“Në total kanë votuar deri në orën 13:00, 27.719. Theksoj faktin që vazhdon të votohet dhe është shumë i lartë numri i demokratëve që duan të votojnë në të gjitha qendrat. Dëshira e sovranit është të votoj dhe mos kthehet në shtëpi pa votuar me gjithë borë dhe të ftohtin. Të gjitha komisionerët të shtyjnë orarin deri sa të votojë edhe demokrati i fundit.

Kushdo që ka pasur një kartë anëtarësimi, i kanë nxjerrë dhe të gjithë kanë ardhur dhe kanë votuar. Deri tani kemi 27 mijë dhe do ketë shumë herë më tepër” tha Vokshi ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad