Referendumi për shkarkimin e Bashës, Albana Vokshi publikon shifrat e fundit: Ka shumë fluks, komisionerët t’i mbajnë hapur qendrat e votimit

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Komisionit për organizimin dhe drejtimin e procesit të Referendumit të shkarkimit të Lulzim Bashës, Albana Vokshi, ka publikuar shifrat e fundit të votimit të anëtarve demokratë në të gjithë vendin.

Ajo ëhstë shprehur se deri më tani kanë votuar 34.105 anëtarë të Partisë Demokratike, por shtoi se në qendrat e votimit ka shumë fluks, ndaj u bëri thirrje komisionerëve që t’i mbajnë hapur këto qendra votimi derisa të votojë edhe demokrati i fundit.

“Në degën nr.1 është tentuar pengimi i votimit nga persona të porositur nga Lulzim Basha, është hedhur vaji i makinave në shkallë, ishin plastifikuar brava, dryn, çelësat, por asgjë nuk e pengon vullnetin e sovranit demokrat.

Deri më tani votimi ka qenë i qetë, ka fluks në shumë qendra votimi, ndaj dua t’i ftoj komisionerët, të mbajnë hapur qendrat e votimit derisa të votojë demokrati i fundit. Në shumë qendra votimi ëhstë tejkaluar numri i votuesve përfundimtarë të datës 13 Qershor për Lulzim Bashën”, tha Albana Vokshi.

Numri i votuesve sipas qarqqeve:

Shkodër 3660

Lezhë 2670

Kukës 1550

Dibër 1529

Durrës 4840

Tiranë 7536

Elbasan 2796

Berat 893

Korçë 2655

Fier 3415

Gjirokastër 1288

Vlorë 1273

Total 34.105

Zjarr Tv Ad