Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kandidat sërish për këtë post, ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Berat me demokratët e këtij qarku.
Basha në fjalën e tij është shprehur se Partia Demokratike është më e madhe se të gjithë, teksa u shpreh se edhe nga “beteja” brenda PD, përsëri do të dalin të bashkuar.
Ai ndër të tjera tha se do ta çojë në fund betejën që e ka nisur.
“E vetmja forcë që i ka mbijetuar sfidave dhe vështirësive të 30 viteve është PD. Ne jemi të vetmit që kemi fuqinë, provojën dhe kurojën për ta cuar deri në fund nevojën për ndryshimin.
E vërteta është se nuk e kemi bërë për Bashën, as për Kasemin. Shqiptarët na ndoqën se shqiparët e besuan se këtë betejë po e bëjmë për ta. Shqiptarët kanë bindjen se do na ndjekin se ne betejën e vazhdojmë për ta.
Asnjë pikë djerse dhe mund nuk do të shkojë kot. Ne përgjesgjësit jemi këtu tju këkrojë që ta vazhdojmë këtu pëtë përballje. Po kështu jemi të gatshëm për të ndrequr gjithcka. Unë e di që PD do të jetë e bashkuar, të dalim të bashkuar dhe të fortë edhe nga kjo betejë brenda saj. PD është më e madhe se të gjithë ne. Është edhe më e madhe se arritjet apo gabimet e të gjithë neve,” tha Basha
Gjithashtu si u ka bërë thirrje demokratëve që të vazhdojnë atë që kanë arritur deri më 25 prill.
“Ndaj iu ftoj që atë që kemi arritur deri më 25 prill ta dorëzojmë. Jam këtu për të vazhduar provën që kemi nisur, gjëja e parë që kundërshtari ynë është që të vazhdojmë të përçarë. Kush mendon se beteja mbaron me 25 prill e ka gabim. Kush mendon se do të na ulë në gjunjë e ka gabim. Pse, sepse të bashkuar të futemi në këtë garë dhe të bashkuar të dalim nga kjo garë për të vazhduar betejën”,- tha Basha.