Reforma e drejtësisë dhe vetingu: për qytetarët, me qytetarët

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) është përfshirë në debatin e fundit lidhur me reformën në drejtësi dhe mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Pas akuzave nga presidenti Ilir Meta se reforma në drejtësi ka dështuar dhe se EURALIUS kishte motiv politik Genoveva Ruiz Calavera shkruan një artikull me titull ” Reforma e drejtësisë dhe vetingu: për qytetarët, me qytetarët”. 

Opinioni i publikura sot (24 maj) nis me faktin se BE-ja dhe SHBA-ja janë plotësisht të përkushtuara që të vazhdojë ta mbështesë reformën e gjyqësorit në Shqipëri, për të garantuar të drejtën e qytetarëve për një shoqëri demokratike ku askush nuk është mbi ligjin. Vetingu i gjyqësorit është një hap thelbësor në këtë drejtim.

Cmimi qe duhej paguar

Calavera rendit 4 fakte të këtij procesi rezultate te të cilit siç shprehet ajo janë shumë të prekshme ndërsa mungesa e Gjykatës Kushtetuese ishte çmimi i lartë për tu paguar.

Mungesa e kuorumit në Gjykatën Kushtetuese ka qenë, sigurisht, një çmim shumë i lartë për t’u paguar për tranzicionin. Nuk duhet të habitemi që procesi i rivlerësimit ka pasur implikime dhe pasoja në gjyqësor në të gjitha nivelet. Megjithatë, procesi i zëvendësimit të gjyqtarëve është në vazhdim dhe ky tranzicion do të përfundojë së shpejti. Nuk duhet të habitemi që procesi i rivlerësimit ka pasur implikime dhe pasoja në gjyqësor në të gjitha nivelet. Megjithatë, procesi i zëvendësimit të gjyqtarëve është në vazhdim dhe ky tranzicion do të përfundojë së shpejti. Ne besojmë se Këshilli i ri i Emërimeve në Drejtësi që kryen vlerësimin e vazhdueshëm dhe renditjen e kandidatëve, si dhe të gjitha institucionet e tjera që janë përgjegjëse për të bërë emërimet përfundimtare, do të kërkojnë kandidatët me integritetin më të lartë nga ata që kanë aplikuar. Puna e tyre duhet të kryhet shpejt, por pa sakrifikuar cilësinë.

Duhet monitorim por sulmi i papranueshem

Calavera nënvizon rëndësinë e monitorimit nga afër të procesit ndërsa e quan të padrejtë dhe të papranueshëm sulmin ndaj procesit

“Duke pasur parasysh interesin e lartë publik, është e rëndësishme të sigurohet monitorimi nga afër i procesit dhe të kontribuohet në mënyrë konstruktive në progresin e tij. Megjithatë, kjo nuk justifikon sulmin ndaj procesit në kushte të padrejta dhe të papranueshme, duke përfshirë edhe rastet kur i drejtohet personalisht anëtarëve individualë të institucioneve të vetingut. Disa njerëz mund të kenë frikë nga reforma gjyqësore dhe të jenë të gatshëm ta pengojnë atë, por kjo nuk mund të lejohet. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve shqiptare, partive politike, si dhe e shoqërisë civile, që të sigurojnë se forcimi i pavarësisë, paanësisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit përmes këtij procesi është i garantuar. Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë, teksa Shqipëria do të kalojë nga faza e tranzicionit të reformës gjyqësore në zbatimin e saj të plotë. Organet e vetingut do të sigurojnë trajtimin e vazhdueshëm të rasteve prioritare në mënyrë që institucionet e reja të mund të krijohen plotësisht. 

koha
Calavera  pranon se një sistem i ri i qëndrueshëm i drejtësisë kërkon kohë

BE-ja i mbështet plotësisht këshillat e reja dhe të veçanta të gjyqësorit dhe prokurorisë që janë themeluar, si dhe Këshillin e ri për Emërimet në Drejtësi, duke pranuar se duhet kohë për të ndërtuar një sistem të ri të qëndrueshëm… 

Gjatë gjashtë muajve të fundit, ONM informon se ka marrë përafërsisht 250 denoncime nga individë, ndërmarrje private, OJQ dhe institucione publike.

Calavera e mbyll shkrimin e saj duke përsëritur se “BE-ja, së bashku me SHBA-në në ONM, do të vazhdojë ta mbështesë këtë proces në mënyrë që populli shqiptar të përfitojë nga reforma dhe të krenohet me ndryshimin që kërkoi dhe që e ka dëshiruar për një kohë kaq të gjatë.”

Zjarr Tv Ad