Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar sot një dokument komprometues ndaj kryetares së KPK-së ose ndryshe shefes së vetingut, Genta Tafa (Bungo), nga një mbledhje e zhvilluar në këtë institucion të rëndësishëm.
Nga dokumenti i bërë publik nga Kalaja, dallohet se si Genta Tafa (Bungo) mundohet të manipulojë me listat e personave që do kalojnë vetingun, biles duke u përpjekur të heqë akuzat në drejtim të ONM-së, për përzgjedhje të kandidaturave.
Pjesë nga mbledhja:
Komisioneri Olsi Komici: Do diskutim kjo. Duhet të mblidhemi me ndërkombëtarët. S’mund të ecim ashtu ne.
Komisioneri Etleda Çiftja: Ndërkombëtari ka thënë bëj çfarë të duash. Kjo është pyetje vetes: Do 240 apo 120?
Kryetarja Genta Tafa (Bungo): Ore a e kam sjellë me email? Tani unë jam që ta hedhim këtë, propozoj ta hedhim, perceptimi i publikut kur ti hedh një short jashtë afatit, për mua, jepte efekte në publik, sepse të tërë e komentan 48-shen. Ndërkohë nëse ne fusim edhe 120 s’kuptojmë më, se nuk mund të jetë 200 rekomandimi i ONM-së. Edhe heqim këtë dyshimin që 48-shja është e paragjykuar, se ata të 48 do të shkojnë në Strazburg, kurse nëse i fusim 120, do të thotë që ONM-ja nuk ka pasur paragjykim, thjesht ka qëlluar.
Komisioneri Valbona Sanxhaktari: Jo me, ka futur aty burra e gra, e ka kopsitur mirë atë.
Postimi i plotë i Adriana Kalasë:
Kush nuk besonte se Vetingu bëhet me lista?
Ky ështē standarti i Vetingut që frikësoi dhe detyroi të akuzuarin kryesor nē SPAK, Veliaj të bënte antimitingun e sotëm.
Kjo shkresë detyroi Yuri Kim të shkojë dhe t’i bashkohet antimitingut të Veliajt.
Kjo shkresë dhe shumë tē tjera, do çojnē nē shkarkimin dhe përballjen me ligjin të personave përgjegjës Genta Bungo dhe Theo Jacobs.
Pas tyre dhe shumë të tjerë.
Çdo dokument, do t’i bëhet e ditur institucioneve ndërkombëtare që kanë mbështetur dhe monitorojnë Reformën në Drejtësi.
Jua dhamë provën me ish ambsadorin Luigi Soreca.
Unë dhe ata si unë, do t’ua vërtetojmë me këdo që shkel ligjin.
Qofshin dhe ambasadorë të SHBA-së.
Shpërndajeni sa më shumë.