Ish-Ministri i Jashtëm, Kastriot Islami ka qenë i ftuar ditën e sotme në një intervistë për Fax News për të folur për situatën politike në vendin tonë. I pyetur për aksionin e fundit të SPAK që u finalizua me arrestimin e ish-Ministrit Lefter Koka, Kastriot Islami u shpreh se ai nuk ka besim te SPAK, sepse ky institucion sipas tij kontrollohet nga politika.
Ai më tej argumentoi përgjigjen e tij duke thënë se për aq kohë sa SPAK nuk vepron ndaj Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij që kanë vjedhur pasuritë e shtetit si edhe zgjedhjet.
Intervista
Arrestimi i Lefter Kokës? Ky është një akt i paralajmëruar politik dhe jo profesional. Një akt që tregon varësinë e gjyqësorit. Një akt që nuk arrin as synimin politik të atyre që e kanë programuar. Mundohen të bëjnë akt politik që ja po luftojmë korrupsionin në mënyrë të balancuar. Një akt që dëshmon dështimin e reformës në drejtësi, e cila nuk ka krijuar një SPAK të pavarur politikisht. Një akt që nuk ngjall asnjë lloj shprese te qytetari.
Adriatik Llalla? Ngul këmbë te fakti që SPAK mesa duket po tregon qartë vartësi politike. Nuk merrem me rastet e veccanta, por janë të programuara politikisht dhe të paralajmëruara. Për mua SPAK po tregon që nuk është institucion i pavarur politikisht. Duhet të merret me ekzekutivin. Deri sa SPAK nuk merret me Edi Ramën në radhë të parë por dhe me të gjithë bishtat e tij në qeveri që kanë vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe zgjedhjet, deri në këto momente nuk besoj se SPAK është i pavarur politikisht. Kjo të con te fakti që ka një dështim të reformës në drejtësi. SPAK-u kontrollohet nga politika, prandaj themi se ka dështuar. Është krijuar ky perceptim, dhe me sondazhe, shumica e shqiptarëve nuk besojnë te reformimi i drejtësisë.