Reforma në drejtësi, sapuni “i jashtëm” që s’shitet më për djathë

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reforma në drejtësi është një surrogato që po e humbet dita ditës besimin e shqiptarëve. Për të kuptuar këtë nuk vlen vetëm sondazhi i fundit i publikuar nga Euronews (shiko linkun poshtë), që tregoi një përmbysje të frikshme tendence, mes atyre që ende kanë shpresë tek ky proces dhe të tjerëve që e kanë humbur atë.  Por, fakti se Bashkimi Europian po ia pengon vendeve të tjera të rajonit përsëritjen e një eksperience të tillë, provat se asnjë nga institucionet e reja ende nuk është ngritur plotësisht, cekja me dorë e paprekshmërisë të njerëzve të pushtetshëm, dështimi monumental i lepurushëve të SPAK, me dosje si ato të patronazhistëve, grabitjes së votës apo koncesioneve, kanë qenë të mjafta për të plotësuar pazllin e një ekperimenti faktkeq.

Ndonëse fundi i turpshëm i kësaj reforme është tashmë i pashmangshëm, ajo ende ruan një vlerë: ajo mund të na shërbejë si lakmues për të kuptuar më mirë dy kategori, së pari diplomatët e huaj që ende vazhdojne më kokfortësi të përpiqen tua shesin shqiptarëve sapunin për djathë, duke u folur për një histori suksesi dhe së dyti opozitën zyrtare që lëkundet në mënyrë të pavendosur, mes asaj që kupton dhe asaj që duhet të bëjë për mos prishur marëdhëniet me ndërkombëtarët.

Mbështetja për këtë reformë po e ul besueshmërinë e ambasadorëve kryesorë në Tiranë, të cilët për hir të parave të shpenzuara nga taksapaguesit e vendeve prej nga vijnë dhe për nënshtrim ndaj politikave të gabuara që kanë ndërmarrë eprorët që kanë mbi kokë, janë katandisur në dordolecë që bëjnë sikur nuk kuptojnë se pjellën e tyre tashmë e ka adoptuar pushteti. Eshtë e mjerueshme të dëgjosh anekdodat e koridoreve të drejtësisë së re që tallen me varavingot dhe mundimin e këtyre diplomatëve që nuk kanë më fuqi të garantojnë një vetting të ndershëm as për kryeprokuroren e rëndësishme të një rrethi, që del blozë në letrat e tyre. Kjo pafuqi e mjerueshme, e cila fshihet pas thirrjeve për të vazhduar përpara me reformën e reformave, po vë në pikpyetje edhe të vërteta e tjera që ata përciellin gjatë komunikimit me publikun shqiptar. Duke dashur të imponojnë një gjë tek e cila njerëzit nuk kanë më besim, ata po vazhdojnë të rrënojnë kredibilitetin e shteteve që përfaqësojnë.

E njëjta fabul po ndodh edhe me përfaqësuesit e PD-së që mban selinë. Ndonëse janë të ndërgjegjshëm për ngecjen, selektivitetin dhe kapjen politike të drejtësisë së re, për të mos hedhur në erë urat fraxhile me ndërkombëtarët, ata shpeshherë janë të detyruar të pranojnë kompromise të turpshme. Rasti i fundit, ai i hezitimit të opozitës për ti thënë prerë jo, këkresës skandaloze për zgjatjen e mandatit të komisioneve të vettingut, duke ndryshuar sërish kushtetutën, mund të merret si rasti simbol i një kaste, që s’do ti’a dijë jo vetëm për bindjen e saj, por mbi të gjitha, as për atë që kërkon shumica e popullatës. Pra në këtë kuptim, kufoma e drejtësisë së vrarë nga rilindja, tani po na shërben si lupë për të parë dhe njohur më mirë edhe faktorët e tjerë që janë në fushën e lojës. Aty edhe diplomatët edhe idhtarët e Bashës dalin keq.

Dhe kjo e ka një arsye të thjeshtë. Sepse të dyja palët asnjëherë nuk kanë dashur të kuptojnë një të vërtetë bazike: atë se nuk mund të ketë gjykata të lira në një shtet të kapur, se nuk mund të ketë prokurori funksionale me një polici politike, shkurt, se nuk mund të ketë drejtësi të pavarur nën një regjim.   Pa pranuar këtë të konkluzion të hidhur edhe ndërkombëtarët edhe opozita e frustruar prej tyre, as do jënë në gjendje të thonë të vërtetën dhe as të veprojnë në harmoni me të. Ata do të vazhdojë të sillen sikur besojnë tek një përallë, që tashmë edhe sondazhi i fundit i Euronews e tregoi se është e papërtypshme.

Zjarr Tv Ad