Reforma në Drejtësi, Vasili: ‘Perlë’ që po bën të lulëzojë krimi

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke marrë shkas nga deklaratat e ambasadorit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca në lidhje me reformën në drejtësi, ka reaguar nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili tha se reforma në drejtësi e ka emrin dështim dhe jo perlë.

“Reforma në drejtësi, u kap, u zhbë dhe degradoi ndaj emrin e ka dështim dhe jo perlë!? Ambasadori Soreca thotë për Euroneës: “Reforma në Drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit apo në botë.” Reforma që shohin të gjithë shqiptarët është shndërruar në një kapje dhe dështim që s’ka nevojë për ndonjë shkolle të madhe për tu kuptuar edhe nga shqiptari më i fundit. Nuk është perlë drejtësia që në Gjykatën e Durrësit jep dy vendime për bashkinë se e urdhëron Edi Rama duke u bërë turpi i botës. Nuk është perlë prokuroria që mbyll dosjet skandaloze,që janë të hapura nga mediat më të mëdha të botës”, shkruan Vasili.

Ai vijon duke thënë se, “Nuk është perlë drejtësia që në KLGJ dhe KLP mbushet me anëtarë të tyre pa asnjë integritet fallsifikatore evazore dhe spiunë të sigurimit. Nuk është perlë drejtësia që nuk vepron ndaj KQZ që refuzon dekretet e Presidentit për zgjedhjet. Nuk është perlë drejtësia që nuk heton e dënon hajdutët e qeverisë tek unaza e re, teatri, koncesionet etj etj, por dënon qytetarët e grabitur nga qeveria. Kjo lloj perlë po bën të lulëzojë krimi, droga korrupsioni dhe paratë e pista dhe po e lë Shqipërinë jashtë BE”.

Mes të tjerash Vasili i përgjigjet ambasadorit: “I dashur ambasador Soreca shihe me kurajo dhe në sy dështimin e drejtësisë ashtu si bëjnë mbi 83% e shqiptarëve që nuk besojnë më tek ajo. Po ta shohësh kështu si shqiptarët,edhe reformën mund ta kthejmë te 21-22 korriku i 2016 kur u miratua, por edhe Europës mund ti afrohemi sado pak.

Ndryshe i dashur ambasador na bie që në të mbajmë perlën dhe derën e Europës ta kemi të mbyllur përgjithmonë përpara fytyre, por unë dua të besoj që ju nuk jeni dhe nuk paguheni këtu për këtë”

Zjarr Tv Ad