Reforma territoriale/ Alibeaj: Mazhoranca ka skenar për të marrë në tavolinë zgjedhjet lokale të 2023, ajo që do bëjmë ne…

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat për qëndrimin ndaj reformës territoriale.

Alibeaj ka akuzuar qeverinë dhe mazhorancës socialiste se ka një skenar që përmes kësaj reformë të përgatisë “fitoren e zgjedhjeve lokale të 2023 në tavolinë”.

“Ajo e sotmja që është thënë nuk është gjë tjetër mesa duket skenari që edhe zgjedhjet lokale të 2023 do duan t’i fitojnë sërish në tavoline duke anashkaluar nevojat që publiku shqiptar ka“, tha ai.

Ndërkohë Alibeaj i është drejtuar me një thirrje të gjithë deputetëve “për të mbështetur atë që është interesi i shqiptarëve”.

“Një gjë që na vendos në një detyrim për ta çuar deri në fun d për ti dhënën një reformë shqitparëve, por një rast i imir për ti bërë thirrje të gjithë deptuetëgve të PD pa asnjë llloj dallimi, se është një cështje që na është kërkuar ne që të ketë një ridimensionim të reformës teritoriale e kjo është ajo që do bëjmë.

Një thirrje për të gjithë deputetët për të shkuar e mbështetur atë që është nevoja e interesi i shqitparëve.

Kjo që bëmë ne me kërkesën për ngritjen e reformës administrative territoriale është një test i funksionimit të demokracisë parlamentare.

Kur bëhet fjalë për çështje me kaq rëndësi që nuk do duhet t’i ndajnë politikisht palët se janë çështje që prekin të majtë e të djathtë të ardhmen afatmesëm e afatgjatë të demokracisë, këtu s’mund e s’duhet përdorur asnjëherë forca e kartonit aq më keq kur është forcë kartoni e vjedhur”.

Zjarr Tv Ad