Reforma Territoriale/ Balla: Puna në komision nuk duhet parë si detyrë partiake, zhvillimi rajonal sfida e përbashkët…

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka thënë në një deklaratë për mediat se nesër do të mbahet mbledhja e parë e Komisionit për Reformën Territoriale.

Balla theksoi se do të ngrihet një grup punë ku të hartohen objektivat lidhur me këtë reformë të miratuar 8 vite më parë dhe se asnjë nga deputetët nuk duhet ta shohë si detyrë partiake.

Ai tha ndër të tjera se sfida e përbashkët e anëtarëve të këtij komisioni mbetet zhvillimi rajonal, duke shprehur kështu se në të ardhmen mund të zbatohet ideja e rajoneve, ku bashkitë të bashkëpunojnë me njera tjetrën në nivel rajonal.

Balla: Nesër është mbledhja e parë për Komisionin e Reformës Administrative Territoriale.

Do të ngrihet grupi punë për hartimin e një objekti për komisionin dhe uroj që opozita ti përmbahet atij objekti sepse është shumë e rëndësishme të bëhet një hulumtim për reformën territoriale. Ka plot punë për të bërë, për të parë dhe eksperiencat e deritanishme që qeveria ka qenë pararojë në implementimin e një qasjeje rajonale.

Duhen parë dhe eksperiencat e vendeve të tjera dhe në kuadër të integrimit europian dhe institucionet vendore duhet të angazhohen. Punë do të jetë në komision, nuk do shihen si përfaqësues të njërës palë apo tjetrës.

Jemi 8 vite pas miratimit të kësaj reforme dhe në një vend kaq të vogël si Shqipëria, reforma është në 61 bashki dhe besoj që ndarja e re administrative ka bërë një përmirsim të shërbimeve publike në shërbim të qytetarëve. Rama ka qenë i qartë në llogaridhënie dhe ka përmirësim të shërbimeve në dobi të komuniteteve.

Aty ku duam të shkojmë ka ende punë për të bërë. Nuk duhet parë si detyrë partiake nga deputetët por qytetare. Duhet parë si është zbatuar reforma administrative territorial dhe pastaj të gjendet një mënyrë për të shkuar drejt një organizimi më funksional rajonal.

Zjarr Tv Ad