Reforma Territoriale, Dhurata Çupi: PD ngre grupin e punës, konsultime me qytetarët dhe ekspertët në çdo cep të vendit

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD Dhurata Çupi ka dalë sot në një deklaratë për mediat në lidhje me Reformën Territorale.

Sipas saj vendimi i parlamentit për nisjen e punës për Reformën Territoriale, është një hap i parë shumë i rendësishëm përpara.

Ajo shton se tashmë PD ka ngritur grupin e punës për të nisur konsultime me qytetarët dhe ekspertët në çdo cep të vendit.

“Reforma Territoriale është një nga prioritet madhore të PD. Për ta çuar shërbimin pranë qytetarit, për ti dhënë atij mundësinë të zgjedhë përfaqesuesni e vet.

Prandaj vendimi i parlamentit për nisjen e punës për Reformën Territoriale, është një hap i parë shumë i rendësishëm përpara. Ndaj ne kemi ngritur grupin e punës për të nisur konsultime me qytetarët dhe ekspertët në çdo cep të vendit.

Më pak shërbime, më shumë të punësuar dhe shumë para të çuara dëm. Kjo është ajo që prodhoi reforma administrative e Edi Ramës në 2014-ën.

Qëllimi i vërtetë i Edi Rames nuk ishte vetëqeverisja vendore, por, krijimi i zonave elektorale, ashtu siç i interesonte atij. Pasi për të, çdo vendim është përfitim monetar dhe kalkulim votash, dhe normalisht qytetarët janë të fundit.

Shpenzimet për administratën e bashkive pas ndarjes administrative janë rritur mbi 23 %, dhe shërbimet publike në ish-komuna janë përkeqësuar.

Thirrja jonë është për të gjithë qytetarët dhe ekspertet që duan të japin kontributin e tyre në këtë proces shumë të rëndesishëm, të na bashkohen, janë të mirpritur, sepse të gjithë bashkë mund të krijojmë një reformë asministrative në shërbim të qytetarëve kudo ku ata banojnë.”-thuhet ndër të tjera në deklaratën e saj.

Zjarr Tv Ad