Reforma territoriale, konsensuale për të qenë e qëndrueshme dhe e suksesshme!

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Kastriot Islami

Reforma territoriale është shumë e rëndësishme sepse lidhet me organizimin e funksionimin e pushtetit vendor, pra të pushtetit që ndodhet pranë qytetarit por lidhet ngushtë me reformën e zgjedhjeve vendore e të përgjithshme…

Në botën demokratike e perëndimore ndarja territoriale që qëndron në themel të reformës territoriale bëhet ndër të tjera bazuar në dy kritere/parime: i) identiteti kulturor e tradicional i njësisë administrative që do të thotë merr parasysh traditat që lidhin qytetarët me territorin pra aty ku ata kanë lindur e vdesin, jetojnë, mësojnë, punojnë… dhe ii) aftësitë ekonomiko-financiare-të burimeve njerëzore të një njësie administrative për të mbijetuar në kuptimin e kryerjes së pavarur të të gjithë funksioneve themelore që lidhen me territorin.

Franca e ka bazuar ndarjen territoriale në ‘identitetin kulturor e tradicional’ prandaj në Francë ekzistojnë shumë komuna me shumë pak apo disa banorë, me shumë pak ose aspak biznese apo industri, pra më shumë pak të ardhura vendore. Në këto komuna të vogla funksionet themelore të pushtetit vendor kryhen vullnetarisht kurse investimet e nevojshme realizohen me paratë që vijnë nga transferimi i kushtëzuar i mjeteve financiare nga buxheti qendror tek buxheti vendor.

Në vendet anglo-saksone, por jo vetëm, ndarja territoriale bazohet në kriterin ekonomik-financiar-burime njerëzore në kuptimin që një njësi vendore mund të kryejë në mënyrë të pavarur funksionet e saj vendore vetëm nëse zotëron të ardhurat buxhetore nga burimet ekonomike, financiare e njerëzore prezente në njësinë administrative, pra që janë përgjithësisht të mjaftueshme për të kryer të gjithë funksionet themelore në mënyrë të pavarur ndërkohë që edhe në këtë rast njësia administrative përfiton një pjesë të buxhetit vjetor nga transferimi i kushtëzuar i parave nga buxheti qendror drejt buxhetit vendor, vetëm për ato raste kur bëhet fjalë për investime të veprave të klasifikuara kombëtare apo rajonale, pra që ndodhen mes komunave e bashkive..

Shqipëria ka aktualisht, të miratuar në mënyrë të njëanshme nga Rilindja, një ndarje territoriale bazuar në modelin e ‘dytë’… Ndërkohë që ndarja e mëparshme territoriale ndonëse ishte më afër modelit të ‘parë’ pamundur të plotësonte tërësisht kërkesat e modelit të ‘parë’ dhe realisht kishte shumë argumente në favor të ndryshimit të tij, por argumentet e njëanshëm të (keq)përdorur nga Rilindja për miratimin e ndarjes aktuale administrative, rezultuan jo vetëm të pamjaftueshme por edhe të gabuara dhe inefikase për të justifikuar ndarjen aktuale territoriale.

Reforma territoriale duhet gjithnjë të bëhet me ‘konsensus substancial’… gjë që nuk është pranuar asnjëherë pas vitit 2013 kur Rilinda ka ardhur në pushtet, prandaj dhe shumë nga reformat e kryera në mënyrë të njëanshme kanë dështuar, duke pranuar ndërkohë se as reformat e mëparshme bazuar në kriterin strikt të ‘konsensusit formal substancial’ nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara afatgjata, sepse ndonëse kanë gjeneruar një ndarje territoriale shumë më të mirë dhe më efikase se ndarja aktuale territoriale me 61 bashki, e cila është miratuar në mënyrë të njëanshme nga Rilindja..por defektet e saj kanë ardhur më shumë jo nga konceptimi i reformës sesa (keq)zbatimi i saj.

‘Konsensusi substancial’ realizohet duke ngritur një ‘komision konsensual të reformës’ territoriale, politikisht të ballancuar në përbërje dhe që funksionon gjatë të gjithë kohës me konsensusin e parëve; kjo do të thotë komisioni formohet me numër të barabartë anëtarësh nga maxhoranca e opozita, pavarësisht konfiguracionit të kuvendit, dhe komisioni merr vendime me shumicë të cilësuar pra duke kërkuar edhe votat e anëtarëve përfaqësues të pakicës parlamentare dhe më tej vendimet e marra nga komisioni konsensual miratohen pa debate nga kuvendi i cili e ka pranuar këtë rregull (për të kryer reformë të suksesshme) duke miratuar që në fillim me një vendim të veçantë ngritjen e komisionit konsensual të reformës, në mënyrë të tillë që të ketë përbërje të ballancuar maxhorancë-opozitë dhe të funksionojë me ‘konsensus substancial’…

Ky mekanizëm ka vetëm një problem që kuvendi mund tja gjejë zgjidhjen që së bashku me realizimin e konsensusit substancial ‘shumicë-pakicë’ të mos lejojë pakicën të bllokojë funksionimin e komisionit, pra edhe të reformës po pa hequr dorë në asnjë rast nga ‘konsensusi substancial’. Kjo gjë mund të realizohet në momentin kur miratohet nga kuvendi afati i funksionimit të komisionit konsensual apo kalendari i punimeve të komisionit konsensual…

Zjarr Tv Ad