Reforma zgjedhore, Balla: Ftesa e Ramës për opozitën e sinqertë. Gjiknuri? Eksperti më i mirë i reformave

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për mediat  jashtë sallës së Kuvendit në lidhje me reformën zgjedhore, por edhe për refuzimin që PD i bëri ftesës së kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se ftesa e djeshme ishte e sinqertë dhe ka për synim bashkëpunimin me opozitës për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Gjithashtu Balla u pyet edhe për deklaratën e kryetari të Komisionit të Reformës Zgjedhore,  Damian Gjiknuari, i cili tha se është i gatshëm të ri-shohë pozicionin e tij, por me disa kushte.

Opozita ka refuzuar tryezën e OSBE, si do shkojë fati i reformës zgjedhore?

Balla: Ajo që ka bërë dje kryeministri Rama është një shprehje e gatishmërisë sonë, në komisionin e reformës zgjedhore të ketë zëri apo kërkesat që burojnë nga PD dhe aleatët e saj. Të gjitha palët duhet të kuptojnë se ne jemi kundërshtar, por kur bie fjala tek reforma secili duhet të japë mendimet e veta që zgjedhjet e qershorit 2021 të zhvillohen  me ndryshimet e rreja në Kodin Zgjedhor. Psh vota e qytetarëve që jetojnë jashtë territorit të votojnë me postë apo me njësitë tona diplomatike është shumë e shkurtër. Çdo ditë e humbur këtë këndvështrim për këtë ftesë të sinqertë është humbje kohe. Në kuadër të një reforme zgjedhore të plotë lidhet  edhe me adresimet e OSBE/ODIHR. Padyshim që komision do të punojë me intensitet edhe për raportin dhe sugjerimet e zgjedhjeve  të 30 qershorit.  Temë tjetër janë edhe Financimet e partive politike duhet adresuar dhe

Së pari unë nuk jam dakord me këtë qasje, që njëra palë vendos kushte për përfaqësuesit e palës tjetër, Gjiknuri duhet ta themi  se ai është eksperti më i mirë i reformave zgjedhore shumëvjeçare në vend. Është një eksperience ndaj mënyrës së përkthimeve të OSBE-ODIHR në amendamente. Ky është një debat pa kuptim,. Asnjëra palë nuk mund të zgjidhet. Në demokraci kundërshtari nuk zgjidhet. Nuk duhet të zgjatem aspak, sepse kjo nuk është çështje themelore.  Në primet themelore të të drejtave të njeriut askush nuk mund të paragjykohet, sa kohë që nuk ka asnjë vendim gjykata që të provojë fajësinë.

Zjarr Tv Ad