Reforma Zgjedhore, deputetët e Berishës dhe Bardhit bllokojnë sallën e Komisionit! Zaptojnë vendet e socialistëve

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Reformës Zgjedhore që pritet të mblidhet ditën e sotme, duket se do të sërish objekt i bllokimit të deputetëve të opozitës.

Deputetët e grupit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, kanë ripërsëritur skenarin e herë së kaluar, duke bllokuar sallën ku do zhvillohet komisioni i reformës zgjedhore.

Edhe në mbledhjen e kaluar u realizua i njëjti skenar, Damian GJiknuri, bashkëkryetari i PS dhe anëtarët socialist nuk janë lejuar të ulen në sallën e mbledhjes.

Ndërkohë që Enkelejd Alibeaj dhe deputetët e grupit të Bashës nuk u paraqitën në mbledhje.

Zjarr Tv Ad