Reforma zgjedhore, Gjiknuri kërkon kthimin e opozitës në Këshill: Nuk mund të jetë çek pa skadencë

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas 6 javëve ndërprerje, komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore u mblodh online paraditen e sotme online.

Dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri i mazhorancës dhe Rudina Hajdari, e pakicës paralmentare,  informuan anëtarët e këtij komisioni për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës, që prej krijimit të Këshillit Politik me pjesëmarrjen e opozitës jashtë parlamentare dhe deri ne fillim të muajit mars kur puna u ndërpre për shkak te situatës së krijuar nga Covid 19.

Pas mbledhjes që zgjati për më shumë se 1 orë e gjysmë, Rudina Hajdari, tha se shumica e çështjeve janë dakortësuar dhe nuk përbën problem edhe nëse Këshilli Politik nuk mblidhet më.

Hajdari: Ishte mbledhje informuese, i prezantuam me propozimet që kanë ardhur në Këshillin Politik, 13 çështje. U ra dakort që do të ecej përpara në Komision dhe do të shikojmë si do ti miratojmë të gjitha propozimet e dakortësuara. Reforma duhet bërë se është detyrim për negociatat. Çështja më e nxehtë është sistemi. Nuk shikoj ndonjë problem edhe nëse Këshilli Politik nuk mblidhet më. Për pjesën dërmuese kemi rënë dakort. Jo të gjitha propozimet mund të merren parasysh. Nuk mund të zgjedhim dot një Kolegj Zgjedhor me gjyqtarë që nuk e kanë kaluar vettingun, ky është propozimi im.

Nga ana tjetër Damian Gjiknuri insiston në kthimin në tryezën e diskutimit të opozitës jashtëparlamentare.

Gjiknuri: Opozita jashtëparlamentare duhet ta shfrytëzojë këtë kohë të mbetur, sidomos muajin maj në mënyrë që në qershor ti japim kohë parlamentit të shqyrtojë draftet dhe ti miratojë ato. Thirrja ime është e thjeshtë. Nuk e kuptova mirë nga deklaratat e PD dhe opozitës dje. Disa përfaqësues të opozitës lëshuan disa mesazhe kontradiktore nëse janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun në Këshill apo e konsiderojnë punën të ezauruar me ato drafte që kanë sjellë. Puna u ndërpre për shkaqe objektive, pandemia e Covid-19. Ne duhet ta rifillojmë ku e lamë, dora jonë është e shtrirë dhe presim që këto çështje ti adresojmë së bashku. Por mospjesëmarrja e tyre nuk mund të mbajë peng një proces të rëndësishëm që nuk u përket vetëm disa partive por të gjithë shqiptarëve.

I pyetur nëse ka pasur diskutime me PD gjatë kësaj periudhe, ai dha këtë përgjigje:

Gjiknuri: Kam bërë kontaktet e mia informale, kam folur dhe me përfaqësues të diplomacisë së huaj për të nxitur dialogun. Nuk kam marrë përgjigje definitive. Disa deklarata të djeshme nuk i kuptova mire dhe i mbetet opozitës për ti qartësuar. Duhet të jetë në interesin e PD që ky proces të vazhdojë. Në të kundërt parlamenti i ka votat, mazhoranca i ka votat e saj dhe do të përpiqemi dhe me opozitën parlamentare të bëjmë numrin e nevojshëm të votave për kodin zgjedhor. Parlamenti është krejtësisht legjitim për ta miratuar. Dëshira jonë ka qenë të jetë pjesë integrale e këtij procesi. Kjo nuk mund të kthehet në një çek pa skadencë, ndryshe vendi do të mbahet peng.

Ndërsa nga demokratët ka një pretendim se nga mazhoranca nuk ka dhënë ende një datë për mbledhjen e Këshillit Politik, Gjiknuri tha se nuk është në dijeni porse do ti drejtohet zyrtarisht PD-së.

Gjiknuri: Nëse mbetet problemi për datën do ti drejtohem zyrtarisht PD. Jam për vazhdimin e dialogut dhe mbledhjen e Këshillit Politik menjëherë javën tjetër aty ku e lamë. Datën dhe modalitetet mund ti përcaktojmë nisur dhe nga masat që janë ende në fuqi për shkak të pandemisë. Këshilli Politik pa opozitën nuk ka kuptim.Nëse nuk duan të marrin pjesë ta thonë dhe të na lënë ne të vazhdojmë punën.

Po cila janë pikat e padakortësuara?

Gjiknuri: Janë disa, si administrata zgjedhore. Kemi mundësi të gjejmë kompromis aty. Çështja e Kolegjit Zgjedhor, meqenëse është i përkohshëm, të zgjedhim gjyqtarët që kanë kaluar vettingun. Edhe këtu kemi divergjenca. Pjesa tjetër e gjërave kryesisht janë adresuar, kemi rënë dakort për përdorimin e teknologjisë, votën e emigrantëve.

Reforma zgjedhore brenda qershorit

Pak ditë më parë  thanë  se PS dhe PD janë dakordësuar në parim për ndryshimin e periudhës zgjedhore duke e ngushtuar në afat kohor. Deri sot kodi zgjedhor parashikon që zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore, të zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri në 30 qershor ose nga 15 shtatori deri në 30 nëntor.

Por me propozimin e ri të hedhur në këshillin politik për reformën zgjedhore periudha zgjedhore parashikohet të tkurret në 30 ditë, përkatësisht nga 15 prilli deri në 15 maji dhe 1 tetor deri në 30 tetor. Në qoftë se Parlamenti do ta miratojë këtë ndryshim zgjedhjet parlamentare të 2021, do të mbahen më herët, pra maksimumi në datën 15 maji.

Propozimi për ndryshimin e periudhës zgjedhore është bërë me argumentin se proceset elektorale të cilat kryesisht zhvillohen brenda muajt qershor por që përmbyllja totale e tyre kap edhe muajin gusht, ndikon negativisht në turizëm.

Komisioni i posaçëm parlamentar ka afat për të diksutuar dhe miratuar ndryshimet e bëra në tryezën politike deri në 30 qershor të këtij viti. Reforma zgjedhore është një nga kushtet kryesore për procesin e negociatave të Shqipërisë me BE dhe duhet të jetë e miratuar para konferencës së parë ndërqeveritare.

Zjarr Tv Ad