Reforma Zgjedhore, Rama: Më vjen keq që në 2020 ambasadorët hyjnë e dalin nëpër seli partish për marrëveshje

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama në konferencën me gazetarët deklaroi se propozimet e maxhorancës për ndryshimin e Reformës Zgjedhore i përmbushun të gjitha kushtet për tu votuar në Parlament.

Ai tha se problemi qëndron tek palët e tjera, duke shtuar se, janë pikërisht ata që e kanë të nevojshme edhe dakordësinë përmes ambasadorëve.

“Ka një sugjerim të kthyer në kërkesë që më pas është përfshirë në një document për një kusht. Një draft që do votohet në Parlament. Mbi bazën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR që nuk është ndonjë shkencë. Rekomandimi ka qenë për depolitizim të administratës zgjedhore, jemi të hapur. Në këtë proces për të ndihmuar janë përfshirë edhe ndërkombëtarë partnerë prandaj nuk dua të flas para dëshmitarëve. Ajo që na duhet është të bëjmë sa më pak polemika e lagu se lagu dhe të përpiqemi për produktin më të mirë. Besojmë produkti është aty, i plotëson kushtet. Të gjitha palët kërkojnë gjithçka, ka palë që mendojnë se me ligjin e Reformës fitohen zgjedhjet. Nuk është e vërtetë, apo ky sistem, apo ai sistem që i imagjinojnë se do bëjnë të paimagjunueshmen.

Ka dëshmitarë. Por më vjen keq që në 2020 duhet të kenë ende ambasadorë që hyjnë e dalin nëpër seli partish për të bërë marrëveshje. Apo një diskutim mbi rregullat e lojës. Duhet ta kishim bërë prej kohësh vetë këtë. Por meqenëse palët e tjera që kanë nevojë për këtë apo për garanci. Bëmë gjënë e duhur për të lehtësuar komunikimin”.

Zjarr Tv Ad