Kryeministri Edi Rama, e ka konfirmuar edhe një herë se është çështje e hapur ndryshimi i Kushtetutës, gjatë konferencës së përbashkët me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.
Sipas tij, vetëm Kurani dhe Bibla nuk mund të ndryshohen, kurse Kushtetuta po.
Ai u shpreh se një reformë e thellë kushtetuese që do të ndryshonte strukturën funksionale, mund të ketë vend për diskutim por është një ndërmarrje që kërkon angazhim dhe kërkon shumë kohë duke theksuar se nuk është e përshtatshme në këtë kohë.
“Vetëm Biblën dhe Kuranin nuk mund të ndryshojmë, edhe Kushtetutën mund ta ndryshojmë. Një reformë e thellë kushtetuese që do të ndryshonte strukturën funksionale mund të ketë vend për diskutim por është një ndërmarrje që kërkon angazhim dhe kërkon shumë kohë.
Në parim jam gjithmonë për ndryshimin dhe them se gjithmonë ka mundësi për ndryshim dhe se asgjë nuk është e pandryshueshme. dyshimi se carë ke rreth e rrotull apo çfarë ka në një moment të caktuar janë shtysa për të shkuar përpara. Nuk jemi në këtë moment sot dhe nuk është në vizionin apo qëllimet tona se nuk na duket se është një domosdoshmëri. Nëse të tjerët kanë ide të kësaj natyre do ta diskutojmë, pastaj biem apo jo dakord është gjë tjetër”, tha Rama.