Refuzoi kombëtaren, gazeta zviceriane nxjerr “bllof” Xherdan Shaqirin

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Refuzimi i ftesës së kombëtares nga ana e Xherdan Shaqirit ka bërë jehonë në mediat sportive zviceriane.

Arsyetimi i 27 vjeçarit, i cili pohoi se do të qëndrojë “në shtëpi” për të qënë sa më i freskët për Liverpool ka acaruar së tepërmi shtypin dhe tifozët e Helvetëve. Por, gazeta e famshme zviceriane “Blick” ka shkuar edhe më tej, duke zbuluar sipas saj edhe arsyen e vërtetë të kësaj mungese.

“Blick” ka nxjerr “bllof” lojtarin, teksa bën të ditur se largimi i Xherdanit lidhet me gradimin e Granit Xhakës si kapiten i Zvicrës. Vendimi i yllit të lindur në Kosovë nuk është pritur mirë edhe nga trajneri serb i Zvicrës, Vladimir Petkovic, i cili pranoi marrëdhënien jo të mirë me lojtarin.

E mirë, por mund të jetë shumë më e mirë. Nuk dua të jem pesimist apo negativ tani. Duhet ta pranojmë vendimin e Shaqirit. Nuk ka kuptim ta kemi në skuadër nëse ai thotë që nuk është 100 përqind i gatshëm”.-tha Petkovic për mediat vendase.

Shaqiri ka bërë 82 paraqitje për Zvicrën deri tani, duke shënuar 22 gola. Por pavarësisht këtyre statistikave mbresëlënëse, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp nuk ka preferuar për ta hedhur në fushë në sezonin e ri.

Zjarr Tv Ad