Refuzoi kupën se nuk do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion? Elsa Lila reagon për herë të parë pas festivalit të Këngës

0
907
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja Elsa Lila rrëmbeu çmimin e parë të Festivalit të Këngës në Rtsh, pas 25 vitesh me një këngë dedikuar vajzës së saj, Evita.

Por ajo nuk do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, pasi publiku zgjodhi të dërgojë në Festivalin Europian të Këngës Albinën dhe familjen Kelmendi.

Pas përfundimit të festivalit, në portale qarkulloi një lajm se Elsa Lila ishte mërzitur për këtë fakt dhe se nuk ka pranuar të marrë as kupën nga produksioni. “Kryefjala” shkruante se Elsa Lila ishte parë të refuzonte kupën pas mbarimit të festivalit.

Por këtë të shtunë, Elsa Lila reagoi për herë të parë në rrjetet sociale.

“Ishte bukur te isha me ju keto dite! Veshtire se do ta harroj.Ju perqafoj!Elsa”, shkruan këngëtarja në Instagram.

Zjarr Tv Ad