“Refuzoj gjuhën e përdorur nga ambasadorja Kim”, Rama: S’mund të hidhet baltë mbi 99% të shqiptarëve për 1% të lidhur me krimin

0
280
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane Yuri Kim pak ditë më parë deklaroi se udhëheqësit duhet të zgjedhin se kush e ka në dorë këtë vend, qytetarët apo kriminelët dhe se paratë e pista bëhen pallate e resorte turistike.

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të japë një përgjigje në lidhje me këtë deklaratë. Rama u shpreh se nuk mund të hidhet baltë për 99% të shqiptarëve, për faktin se 1% është e lidhur me botën e krimit.

“E para, unë e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë që udhëheqësit duhet të zgjedhin kush duhet ta qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. Për sa më takon, si udhëheqës i këtij vendi, e kam bërë zgjedhjen me kohë. E kam bërë zgjedhjen kur kam dalë kundër regjimit komunist, e kam bërë zgjedhjen kur kam hyrë në politikën shqiptare dhe e bëj zgjedhjen time çdo ditë, nuk kam asnjë dilemë për këtë”, tha Rama për Euronews.

“Nga ana tjetër, të akuzosh nuk ndihmon fare qytetarët, nuk ndihmon fare luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave, por përkundrazi, krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastruesit e parave. Për 1% të shqiptarëve që janë të lidhur me botën e krimit, nuk mund të hidhet baltë mbi 99% të tyre, as jashtë dhe as brenda”, theksoi ai./Abcnews.al/

Zjarr Tv Ad