Refuzojnë “Ballkanin e Hapur”/ Rama ironizon Malin e Zi: Kanë 2 vite që thonë vitin tjetër futemi në BE, por Bashkimin Europian ta shikojnë me dylbi…

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, Kryeministri Edi Rama, ka folur për “Ballkanin e Hapur”, ku mori si shembull refuzimin e Malit të Zi, për të marrë pjesë në këtë marrëveshje.

Ai ironizoi me vendimin e qeverisë malazeze, pasi u shpreh se kanë 2 vite që thonë “vitin tjetër do futemi në BE”, por Bashkimin europian duhet ta shohin vetëm me dylbi.

“Ballkani i Hapur është në interes strategjik për shqiptarët. Unë mbroj pozicionin e Shqipërisë në këtë situatë. Mali i Zi thotë: Ne nuk futemi në Ballkanin e Hapur sepse vitin tjetër do futemi në BE. Unë i kam thënë: “Nëse ju futeni vitijn tjetër në BE, ne do rrimë dhe do t’ju duartrokasim për 20 vite rresht, por ju ta shikoni me dylbi Bashkimin Europian”. Kanë 2 vite që e thonë këtë gjë”, shprehet Rama.

Zjarr Tv Ad